• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Thënia e ditës “Suksese në jetë”, ja si e komentojnë analistët përgjimin e Ministrit Beqaj

11:43 : 17/11/2016
në POLITIKE

Lexo edhe:

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u përgjua dy javë më parë në një bisedë telefonike teksa i kërkonte llogari drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Clirim Hajdarmataj se përse nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të Asamblesë së PS¬së në Tropojë. Pas kësaj telefonete, Hajdarmataj thotë se është shkarkuar nga detyra. Përgjimi i publikuar mbrëmë në emisionin “Stop” në Tv Klan është komentuar në mënyra të ndryshme edhe nga analistët.

Blendi Fevziu: që në fillim e deri në fund, përgjimi dhe rasti është një shkelje e rregullave të funksionimit të administratës publike; një përdorim politik i saj dhe mbi të gjitha, një njësim i shtetit me partinë. Edhe pse këto gjëra kanë ndodhur rëndom në Shqipëri, pas aprovimit me konsensus të një ligji në 2013 besohej që kjo gjë, në mos do të mbaronte së paku do të kufizohej në maksimum. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Veta Hajdarmataj ka ardhur në krye të asaj drejtorie, siç e dëshmon edhe vetë në telefonatë falë angazhimit partiak. Ai ka zënë po me shkelje ligji vendin e dikujt tjetër. 3 vjet më pas, ai është edhe vetë viktimë. Për një vend pune, vetëm për një vend, ligji është shkelur 2 herë. Një herë kur u emërua Hajdarmataj si mbështetës i PS dhe një herë kur u shkarkua për mungesë në mbledhjen e Asamblesë. Apo edhe për ndonjë pakënaqësi tjetër partiake. Imagjino sa raste të ngjashme duhet të ketë në gjithë administratën shtetërore dhe imagjino se si duhet të jetë kthyer ajo sot në një bastion militantësh. Militantësh që për të mbajtur vendin e tyre të punës, nuk duhet t’i shërbejnë qytetarëve, nga taksat e të cilëve paguhen, por partisë që i emëron! Rasti dëshmon jo vetëm atë që e besojnë dhe e denoncojnë të gjithë; pra si bëhesh pjesë e administratës dhe si bën karrierë në Shqipëri; por edhe diçka tjetër. Që ligji në këtë vend nuk ka asnjë vlerë dhe se ligjin në këtë vend e bëjnë dhe e shkelin vetë partitë.

Artur Zheji: …dhe kështu vijmë te emisioni Stop, që ka shtënë në dorë materialin “sekret”, të cilin material rregjistrimi, dukshëm socialisti Çlirim, e ka mbajtur peng, për të zbutur apo për të bërë një pazar të ri, me shefin e vet të ashpër. Kuptohet që “Pazari’ nuk ka ecur dhe ministri socialist Beqja, ka ndejtur i qëndrueshëm në pozicionet e veta dhe si pasojë ka ardhur ndëshkimi publik, përmes publikimit të bisedës. Në këtë rregjistrim, nuk flitet për shëndetësi dhe as për shpëtim jetësh dhe as për korrupsion në mjekësi. Beqja nuk është dorëzuar presionit, ndonëse pabesia socialiste e ka ndëshkuar atë, sepse unë mendoj që rregjistrimi apo spiunimi, është një hakmarrje edhe më e ulët se sa pushimi i padrejtë apo i turpshëm nga puna. Gjithësesi, këto lajme që vijnë nga PS, rrëfejnë një parti në krizë dhe një egërsi të skajshme në pasionin për ngrënie kokash.

Mero Baze: Ministri ka dy vjet që është në syrin e ciklonit, duke e akuzuar për koncesionin e Check¬up, dhe për gjithfarë gjërash që ndodhin në spitale, që nga ata që nuk gjen dot doktorin, deri tek ata që nuk gjejnë dot ilaçet. Por inflacioni i akuzave ndaj një ministri, kam frikë se është në favor të tij, kur tentohet të përdoret çdo banalitet kundër tij. Ky rasti i drejtorit tropojan, përveçse nuk më duket skandal fare, që është pushuar, më duket dhe shumë i neveritshëm kur mendoj, se si është emëruar ai tip drejtor. Ai është emëruar aty politikisht, siç bëhen emërimet e gjithë drejtorëve të rëndësishëm në sistem, dhe këtu debati duhet bërë, si të zgjidhim çështjen e sistemit të drejtorëve politikë, dhe jo t’i qajmë hallin kur ata ndërrohen me njëri-tjetrin.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
Para

Drogë nga Shqipëria/ Shkatërrohet banda Italo –shqiptare, ja emrat e shqiptarëve të arrestuar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com