• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Tragjedia në familje e Ganiut, si humbi djalin, vajzën dhe gruan…

10:00 : 13/11/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

Kjo është historia e një njeriu shumë të dashur për ne, një burri të mençur të quajtur Gani Muho.

Ai ka lindur në vitin 1932 në një fshat të vogël të Sarandës, të quajtur Pandelejmon. Familja e tij ishte një familje e thjeshtë, ku Ganiu pati një fëmijëri normale. Ai, si shumë të rinj në atë periudhë, vetëm në moshën 14-vjeçare la prindërit dhe shtëpinë për të shkuar në Akademinë Ushtarake të Tiranës. Akademia Ushtarake në atë kohë, për shumë të rinj pa mundësi të mëdha ekonomike nuk ishte një zgjedhje, por një zgjidhje, një mundësi për të pasur një jetë më të mirë.

Dhe këtë jetë më të mirë duket se Ganiu pothuajse e pati kur në fund të studimeve takoi gruan që do ta shoqëronte për gjithë jetën. Ata martohen dhe sjellin në jetë dy fëmijët e tyre, Agroni dhe Vjollca.

Fëmijët ishin gjithçka për ta, ashtu si për çdo prind. Dashuria që kishin ishte e pa kufij dhe ata i gëzoheshin rritjes së tyre dhe shpresonin një të ardhme të ndritur për ta. Jeta e Ganiut është me të vërtetë e lumtur sepse ka rreth tij njerëzit e dashur.

Fëmijët shkollohen dhe djali i tij i vetëm ndjek studimet për inxhinieri elektrike. Ai fillon punë dhe prindërit ishin të lumtur që djali i tyre pas studimeve kishte tashmë një punë.

Por pa e ditur ata, ishte kjo lumturi e madhe që u kthye në brengën e tyre më të madhe. Ashtu si çdo ditë Agroni shkoi te punonte. Ndërsa përpiqej të rregullonte linjat elektrike, atë e zë korrenti… dhe nuk kthehet më kurrë në shtëpi…

Ganiu dhe gruaja e tij, Luljeta, humbën djalin e vetëm, dritën e syve, vetëm në moshën 25-vjeçare. Prej këtij momenti, në zemrat e tyre u krijua një boshllëk i madh. E vetmja lumturi që u mbeti ishte vajza e tyre, Vjollca.

Me brengën që kishin vetëm një fëmijë, ata mundoheshin t’i plotësonin asaj çdo kërkesë. Një ditë Vjollca kërkon të shkojë në ekskursion me shkollën. Ishte 17 vjeç dhe si çdo adoleshente donte të kalonte kohë me shoqërinë.

Ganiu dhe Luljeta nuk i thanë jo, si gjithmonë këta prindër të mrekullueshëm mendonin vetëm për lumturinë e vajzës së tyre. Por ata nuk e dinin që historia do të përsëritej.

Një tjetër fatkeqësi rëndoi shpirtin e tyre. Vjollca preku një bimë helmuese e cila i infektoi pak nga pak gjithë trupin. Shumë shpejt, gjysma tjetër e shpirtit të tyre u shua.

Për Ganiun dhe Luljetën nuk mbeti gjë tjetër në këtë botë, veçse shoqëria e njëri-tjetrit. Por fati e donte që vuajtjet e tyre të mos mbaronin këtu.

Në vitin 1997, në kohën e firmave piramidale ata humbën shtëpinë dhe çdo lloj burimi financiar që kishin. Familja Muho është e shkatërruar. Duke mos pasur një vend ku të shkonin, ata u ndanë me njëri-tjetrin për pak kohë duke u strehuar tek të afërmit e tyre.

Më pas u ribashkuan në vendin e vetëm ku mund të gjenin njerëz të tjerë që ndoshta ishin vetëm, njësoj si ata, në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Pak vite më parë Luljeta u nda nga jeta duke e lënë Ganiun krejt të vetëm në këtë botë.

Ai sot ka pranë miq që e duan vërtet shumë dhë që në një mënyrë apo në një tjetër kërkojnë ta bëjnë të lumtur. Mona, mikja e tij, vendosi ta bënte të lumtur nëpërmjet nesh.

Trupa e aktorëve të spektaklit “Portokalli” ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve dhe i ka dhuruar Ganiut dhe të tjerëve momente argëtuese me humor dhe valle./Top Channel

Lajme të lidhura

BOTA

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

17:37 : 29/06/2026
RAJONI

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Fier-Levan, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagosen dy shoferët

17:16 : 29/06/2026
AKTUALITET

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026
BOTA

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026
AKTUALITET

Largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën së fundmi në burg

16:48 : 29/06/2026
Para

Përmbytjet në Lezhë, situata ende e rënduar

TË GJITHA

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

17:37 : 29/06/2026

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026

Aksident në Fier-Levan, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagosen dy shoferët

17:16 : 29/06/2026

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026

Largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën së fundmi në burg

16:48 : 29/06/2026

Protesta e 29-të e qytetarëve/ Policia procedon penalisht 31 persona

16:31 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet