Një 51-vjeçar ka rënë në pranga, pasi nën ndikimin e alkoolit ka plagosur me thikë një 30-vjeçar në lagjen nr.18 në Durrës. Shkak i ngjarjes në fjalë ka qenë një konflikt i çastit. Burime zyrtare bënë me dije se Xhelal Babura ka goditur me thikë në krah dhe në gjoks të riun me inicialet D.B, të cilin e kishte komshi.
Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit. Sakaq, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.