• Kontakt
Sunday, April 2, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Shantazhi me foto nudo: “Kam 30 foto nudo të tuat, më jep 300 mijë lekë që mos t’i publikojë”

23:37 : 31/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE
Shantazhi me foto nudo: “Kam 30 foto nudo të tuat, më jep 300 mijë lekë që mos t’i publikojë”

“Une kam nja me shum se 30 foto nudo te tuat. Du 300 milek po deshe mos ta marri vesh gjithe familja jote ose e gjithe shkolla. Bone noj levizje tgabume keq per veten tate. Do i kenë gjithë portalet”. Këto janë vetën disa nga kërcënimet e mbërritura në postën private në rrjetin “Facebook” , në adresën e një vajze, më 25 mars 2016, nga një person i panjohur prej saj, me emrin Agron S, raporton “Panorama”.

Falë njohurive të mira kompjuterike, mbajtësi i këtij profili kishte “thyer” fjalëkalimin e adresës së saj. Aty ai kishte mundur t’i gjente dhe përvetësonte dhjetëra foto intime. Hetimi i nisur pas denoncimit të P.E. ka zbuluar se profili me emrin Agron S. i përkiste të miturit A.B., 17 vjeç, i njëjti që kishte shtënë në dorë fotot intime. Bashkëpunëtorë të tij në “gjobëvënien” e 30 mijë lekëve të rinj ishin edhe dy shokët, Sokol K., 19 vjeç dhe E.S., 17 vjeç.

Më 27 shtator ata u deklaruan fajtorë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe u dënuan me dënime me burg nga 8 muaj, në 1 vit e 4 muaj. Përfundimisht, për të mos ndërprerë procesin e tyre mësimor në gjimnaz, gjykata i la në liri me kusht, përkatësisht në periudha kohore, 2 vjet për të pandehurin A.B. dhe nga 18 muaj për të pandehurit Sokol K. dhe E.S. Njëkohësisht, gjykata i urdhëron ata të mos takohen me njëri-tjetrin gjatë kësaj periudhe.

HETIMI

Hetimi ndaj të rinjve ka nisur pas një kallëzimi të shtetases P.E., e cila ka rrëfyer në polici se është shantazhuar nga një person i panjohur në rrjetin social “Facebook”, me publikimin në internet të disa fotove intime të saj, nëse ajo nuk i dorëzonte një shumë prej 30 mijë lekësh të rinj.

Lexo edhe:

Një “finale” për mbijetesën, publikohen formacionet zyrtare të Kastrioti-Laçi

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Nuk ka transport publik falas dhe çerdhe prej kësaj afere

Këto foto e dëmtuara ia kishte dërguar përmes postës private elektronike të fejuarit të saj, emigrant jashtë Shqipërisë. Duke dyshuar në seriozitetin e kanosjes, e reja ka hyrë në kontakt në “Messenger” me personin që po i vinte gjobë, ku ai i ka dërguar asaj 4 nga fotot nudo që zotëronte.

Sipas Gjykatës, krimi është kryer nga i pandehuri A.B., ndërsa të bashkëpandehurit Sokol K. dhe E.S. janë në rolin e ndihmësve, duke i vënë në dispozicion telefonat e tyre, të vetëdijshëm se do të përdoreshin si mjet për të ushtruar trysni mbi të dëmtuarën.

DORËZIMET E DËSHTUARA

Sipas Gjykatës për Krimet e Rënda, të pandehurit i kanë lënë dy herë takim të dëmtuarës për dorëzimin e shumës së lekëve, por shkëmbimi nuk është bërë. Në këtë takim, prokurori autorizoi simulimin e veprimit të dorëzimit të të hollave dhe gjithë veprimi do të ndodhte në sytë e agjentëve të policisë.

Kështu, takimi i parë është lënë në një stacion autobusi në Rrugën e Durrësit. Për këtë veprim, i pandehuri A.B. ka kontaktuar me të bashkëpandehurin Sokol K., të cilit i ka treguar gjitha veprimet e kryera në funksion të zhvatjes së parave nga vajza e dëmtua.

Sipas Gjykatës, dorëzimi i parave ka dështuar pasi të pandehurit kanë krijuar dyshime për praninë e policisë në vendin e dorëzimit të parave. Takimi i dytë është lënë të nesërmen e asaj dite, pranë godinës së një shkolle në zonën e Laprakës.

TËRHEQJA

I pandehuri A.B. ka komunikuar me të dëmtuarën përmes telefonit të të pandehurit E.S. Ai e ka nxitur vajzën të zhvendosej më në thellësi të lagjes. Kjo e fundit, e orientuar nga Policia Gjyqësore në terren, nuk pranoi të lëvizte më tej, me gjithë insistimin dhe shantazhin që po i bënte A.B. përmes telefonit.

“Pasi i hetuari A.B., nuk arriti ta fuste të dëmtuarën më në thellësi të lagjes, ai u tërhoq nga veprimi i marrjes së parave prej të dëmtuarës, duke i thënë asaj në komunikimin telefonik se ai lekët e saj nuk i donte më dhe fotot e saj nuk do të publikoheshin në rrjetet shoqërore në internet”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

BISEDAT KËRCËNUESE NË FACEBOOK

Agron S.: Hej ckemi. Si je, mire? Desha te thoja diçka. Ka te beje ne lidhje me ty. Mire?

P.E.: Kush je ti?

Agron S.: Njeri qe di shume gjera per ty. Hym ne teme. Une kam nja me shum se 30 foto nudo te tuat. Une du 300 milek po deshe mos ta marri vesh gjithe familja jote ose e gjithe shkolla, kujdo. A more vesh? Kaq t them. N qoft se bo bllok a naj gjo edhe nuk fol dije se per 24 ore i ke të shperndame. Ok? A more vesh? Fol, se po sfole e ke keq për veten tate. Me zarf i ke fotot. Ti coj tek dera e shpis.

P.E.: Ku i ke fotot ti, ku i ke mar?

Agron S.: (pasi i dergon fotot) Kam edhe mbi 60 cope tjera. Kur dush ti nis ty ose naj tjetri kshuqe bo sic them une kaq. Bone noj levizje tgabume keq për veten tate.

P.E.: Kush je ti? Ku rri ti?

Agron S.: Ska rendesi ku rri.

P.E.: Ku i ke marr fotot e mia?

Agron S.: Do bosh sic them un. Ooo ska rendesi thash edhe sje nfavor me bo pyetje. Kshuqe do bosh sic them un, ose i ke fotot e shperndame ne cdo cep t shqipnis, shpis tate, shkolles tate. A m more vesh? A mir. Ooo a more vesh? Fol thash. I hap t gabum i ke te shperndame. Kshuqe sic them une do bosh.

P.E.: Do takohemi dhe do flasim me gjere. Do takohemi dhe t’i fshish fotot dhe une te jap leket.

Agron S.: Po do t’i fshij pasi t marr leket. 300 milek domethon. Une do fshij fotot edhe 1 here t thash bone levizjen mo tgabume a e mori vesh njeri ca kena fol bashke dije se jo shpija jote qe do e marri vesh, po fisi, shoqet, shoket e gjith ata qe t’njofin. Ne te gjith portalet. A mir? Ika se flasim.

Lajme të lidhura

Një “finale” për mbijetesën, publikohen formacionet zyrtare të Kastrioti-Laçi
SPORT

Një “finale” për mbijetesën, publikohen formacionet zyrtare të Kastrioti-Laçi

14:35 : 02/04/2023
Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Nuk ka transport publik falas dhe çerdhe prej kësaj afere
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Nuk ka transport publik falas dhe çerdhe prej kësaj afere

14:32 : 02/04/2023
Berisha prezanton kandidatin për Kryebashkiak në Krujë, Agron Lokën
AKTUALITET

Berisha: 84% e shqiptarëve deklarojnë se duan të largohen nga Shqipëria!

14:24 : 02/04/2023
Volejboll/ Tirana fiton derbin me Studentin dhe siguron gjysmëfinalen
SPORT

Volejboll/ Tirana fiton derbin me Studentin dhe siguron gjysmëfinalen

14:16 : 02/04/2023
Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë
BOTA

Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

14:05 : 02/04/2023
Prezanton kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë
AKTUALITET

Prezanton kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë

14:05 : 02/04/2023
Para
Ndryshime në Kodin Penal, Tahiri legalizon përdoruesit e drogës

Festa e Halloween, Ministri Tahiri publikon video me viktima të vërtetë



TË GJITHA

Një “finale” për mbijetesën, publikohen formacionet zyrtare të Kastrioti-Laçi

Një “finale” për mbijetesën, publikohen formacionet zyrtare të Kastrioti-Laçi

14:35 : 02/04/2023
Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Nuk ka transport publik falas dhe çerdhe prej kësaj afere

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Nuk ka transport publik falas dhe çerdhe prej kësaj afere

14:32 : 02/04/2023
Berisha prezanton kandidatin për Kryebashkiak në Krujë, Agron Lokën

Berisha: 84% e shqiptarëve deklarojnë se duan të largohen nga Shqipëria!

14:24 : 02/04/2023
Volejboll/ Tirana fiton derbin me Studentin dhe siguron gjysmëfinalen

Volejboll/ Tirana fiton derbin me Studentin dhe siguron gjysmëfinalen

14:16 : 02/04/2023
Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

14:05 : 02/04/2023
Prezanton kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë

Prezanton kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë

14:05 : 02/04/2023
Roma përgatit rinovimin për Kumbullën, ja sa do jetë paga e mbrojtësit shqiptar

Roma përgatit rinovimin për Kumbullën, ja sa do jetë paga e mbrojtësit shqiptar

14:00 : 02/04/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com