• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjimnazisti në Berat vret veten, shokët e tallnin duke i thënë “fshatar”

11:59 : 26/10/2016
në AKTUALITET

Nuk duroi dot talljet e vazhdueshme nga shokët e klasës për shkak të origjinës së tij nga fshati, nxënësi i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Beratit. 17-vjeçari P. Xhaferaj dyshohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e një ngarkese të rëndë psikologjike, pasi shokët e konsideronin atë si “fshatar” dhe e mbanin larg tyre.

Sipas të dhënave të Policisë së Beratit, mjekët e spitalit rajonal i kanë njoftuar dje për një rast urgjence të një adoleshenti që rezultoi i vetëhelmuar. Blutë mbërritën menjëherë në vend dhe nisën hetimet.

Por nuk kanë mundur dot të marrin dëshminë e 17- vjeçarit pasi ai ka qenë në gjendje të rëndë dhe disa momente më pas ka ndërruar jetë. Menjëherë pas kësaj, janë njoftuar familjarët e tij që jetojnë në fshatin Tomorr, njësia administrative Vertop.

Burime nga Policia bënë të ditur se nga hetimet e deritanishme dyshohet se adoleshenti kishte rënë pre e bulizmit (talljeve) në shkollë dhe nuk e ka përballuar dot psikologjikisht këtë. Nga të dhënat rezulton se Xhaferaj kishte ardhur për të studiuar në shkollën profesionale të Beratit dy vite më parë, pasi në fshatin e tij nuk ka shkollë të mesme.

Lexo edhe:

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

Por ai nuk ka arritur dot të futet në shoqërinë e djemve të klasës, të cilët e nënvlerësonin atë si një djalë fshati. Ai është ndier i përjashtuar, pasi nuk e bënin asnjëherë pjesë të shoqërisë së tyre. Madje, sipas të dhënave, disa nga shokët e klasës e tallnin atë në vazhdimësi, duke i shkaktuar stres të vazhdueshëm.

Mësohet se kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja të dukshme të ngarkesës emocionale. Ai nuk afrohej me asnjeri dhe nuk bëhej pjesë e asnjë aktiviteti të klasës së tij. Policia ka marrë në pyetje disa nxënës së vitit të dytë, të cilët kanë pohuar se ai qëndronte i tërhequr dhe menjëherë pasi mbaronte mësimi nisej me furgon për në fshatin e tij, rreth 20 km larg qytetit të Beratit.

Këtë rrugë ai e kryente çdo ditë me furgonë të linjës. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme. 17- vjeçari ka blerë një sasi fostoksine në qytetin e Beratit dhe sapo ka mbërritur në banesë, e ka pirë atë.

Familjarët e kanë gjetur pa ndjenja dhe në gjendje mjaft të rëndë, duke e transportuar menjëherë për në spitalin e Beratit por, fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve ai nuk ka arritur dot të mbijetojë. Blutë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, por ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë problemi dhe as kishin vënë re ndonjë shqetësim të tij.

Policia nuk bëri të ditur detaje të tjera rreth dëshmisë së dhënë nga nxënësit që janë marrë në pyetje, veç faktit se disa prej tyre kanë pohuar se bashkëmoshatari i tyre ishte bërë shpesh objekt talljeje dhe se kjo gjë i kishte shkaktuar atij izolim social të dukshëm nga pjesa tjetër e klasës./Panorama

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025
AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025
AKTUALITET

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik
AKTUALITET

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025
Para

Ra në humnerë në Llogora, shiringa me adrenalinë në vendin e aksidentit të turistit francez

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com