• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Jeta luksoze e politikanëve milionerë, në shtetin e varfër të Kosovës

22:27 : 24/10/2016
në RAJONI

Përderisa në Kosovë statistikat tregojnë se 22 për qind e popullatës jeton në varfëri, një pjesë e shoqërisë, sidomos zyrtarë të lartë të institucioneve publike, figurojnë si milionerë.

Edhe pse pagat vjetore të zyrtarëve të lartë shtetëror sillen deri në mbi 13 mijë euro në vit, disa nga prej tyre figurojnë në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit si deklarues të pasurive prej qindra mijëra eurosh, apo edhe si milionerë.

Përfaqësues të shoqërisë civile ngrenë dyshime nëse pasuritë e shumë prej zyrtarëve apo profileve të larta të politikës janë fituar me anë të pagave, çka, sipas tyre, ngrisin dilema për pasurime të paligjshme.

Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, duke i konsideruar të dyshimta pasuritë e zyrtarëve politik, shprehet se edhe në rast se këta zyrtarë nuk kanë shpenzuar asnjë pagë, ata nuk do të mund ta arrinin pasurinë që e posedojnë.

“Ne kemi bërë një kontrollim të pasurisë së disa zyrtarëve, sepse është e pamundur të kontrollohen të gjithë zyrtarët. I kemi përzgjedhur 80 zyrtarë që kanë pozita më të larta, te të gjitha partitë politike dhe këtu mund të them se deri në 20 për qind e tyre kanë pasuri milionëshe”, shprehet Demhasaj.

Lexo edhe:

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

Por, Jeton Zulfaj, menaxher i programit në Lëvizjen “Fol”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të jesh milioner është normale. Por, sipas tij, shqetësuese mbetet mënyra e pashpjegueshme e fitimit të pasurisë.

Pikërisht këto shqetësime,thekson ai ,ka ngritur edhe faktori ndërkombëtar.

“Shqetësues paraqitet fakti se Komisioni Evropian, vitin e kaluar në Raportin e Progresit, jep sinjal të qartë se zyrtarët publik, përfshirë këtu një numër të madh prej tyre, performojnë pasuri të pashpjegueshme. Dhe Kosova nuk ka mekanizma për hetimin e kësaj pasurie”, ka thënë Zulfaj.

Tutje, Zulfaj thotë se tek zyrtarët publik është një shpërputhje e madhe në mes të pagës që marrin në pozitat e tyre dhe pasurisë që paraqesin.

“Disa zyrtarë, të cilët ne vazhdimisht i shohim, performojnë një luks të lartë të jetesës, duke përfshirë pushime të shtrenjta jashtë vendit, garderobë, makina, shtëpi luksoze, të cilat nuk janë konform me punën që ata e bëjnë në institucionet publike”.

“Kjo paraqet shqetësim – jo vetëm për Komisionin Evropian – por edhe për ne si qytetarë, njëkohësisht si organizatë të cilët e monitorojmë punën e tyre”, thekson Zulfaj.

Në anën tjetër, nga keqpërdorimi i pozitës zyrtare, po nga elita politike, ka bërë që politika dhe biznesi të jenë të ndërlidhura mes veti, thotë Artan Demhasaj. Kjo, sipas tij, ka bërë që – përmes tenderëve publik – kompani të ndryshme në Kosovë të fitojnë shuma milionëshe, duke çrregulluar tregun e lirë në Kosovë.

“Lidhja në mes politikës dhe biznesit në Kosovë është vështirë të dallohet për shkak të përzierjes në mes vete. Përmes politikës kanë arritur të marrin tenderë të ndryshëm dhe të rrisin të hyrat e tyre. Ose, disa politikanë që kanë qenë në pozita të caktuara dhe kanë pasur mundësi të japin tenderë, këta tenderë ua kanë ndarë kompanive të tyre”, ka thënë Demhasaj.

Në Kosovë ekziston Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, në të cilën zyrtarët e lartë e kanë obligim të deklarojnë pasurinë e tyre. Por, kjo agjenci nuk ka numëruar sa zyrtarë kanë pasuri milionëshe.

Përveç deklarimit të pagës në mënyrë reale, pasuria e patundshme dhe ajo e luajtshme besohet se paraqitet sipas dëshirës së tyre, ngase askush nuk e verifikon atë. (REL)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

12:38 : 12/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

12:22 : 12/10/2025
Lajmet e Dites

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

12:05 : 12/10/2025
SPORT

Kapiteni i Serbisë i dëshpëruar pas humbjes ndaj Shqipërisë: Një nga më të vështirat në karrierën time

11:46 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Duhet stërvitje me shqipen”, Rama i bën kritika gjuhësore ministres së re të Shëndetësisë

11:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025
Para

Mediat e turpit që e zhveshën mitin e Matilda Makoçit

TË GJITHA

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

12:38 : 12/10/2025

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

12:22 : 12/10/2025

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

12:05 : 12/10/2025

Kapiteni i Serbisë i dëshpëruar pas humbjes ndaj Shqipërisë: Një nga më të vështirat në karrierën time

11:46 : 12/10/2025

“Duhet stërvitje me shqipen”, Rama i bën kritika gjuhësore ministres së re të Shëndetësisë

11:39 : 12/10/2025

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025

Kishin kthyer një apartament në Durrës në “çerdhe” prostituci, arrestohen dy kineze, në kërkim një tjetër

11:13 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com