• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Si e shpëtoi padashje Izraeli regjimin e Enver Hoxhës

15:03 : 16/10/2016
në NDRYSHE

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

Nga Ruben Avxhiu

Enver Hoxha ishte një armik i vendosur i Izraelit, mirëpo ka qenë pikërisht ky shtet që mund ta ketë shpëtuar regjimin e tij pa e kuptuar.
Kjo e gjitha nëse beson një histori të treguar nga Xherri Purnell, shkrimtar i njohur librash fantastiko-shkencorë.
Sipas tij, në mesin e viteve 1960, mentori i tij Stefan Posoni dhe Leka I, trashëgimtari i fronit të Shqipërisë bashkëpunuan për të organizuar një rrëzim të regjimit komunist të Enver Hoxhës me një sulm nga jashtë të patriotëve në mërgim.
Koha shihej si shkëlqyer sepse Hoxha ishte prishur me sovietikët prej Hrushovit, si dhe me Jugosllavinë e Titos, duke u bërë një satelit i Kinës së largët. Në këto kushte një sulm mbi Shqipërinë nuk do të shkaktonte të njëjtë krizë ndërkombëtare që do të shkaktonte nëse do të ishte ende pjesë e orbitës sovietike.

leka-i

Mbreti Leka I.

Konstandini II, mbreti i fundit i Greqisë, ra dakord me këtë plan dhe u liroi pallatin e tij veror në Ishullin e Korfuzit, nga ku shiheshin me sy kodrat e Shqipërisë,
Si ritregohet nga Steve Seilor, Purnell ishte i bindur se organizatorët e sulmit kishin mbështetjen e disa zyrtarëve në qeverinë amerikane, por SHBA refuzoi që të ofronte mbrojtje nga ajri, gjatë kohës që zbarkimit të pushtuesve (apo çlirimtarëve) në bregun jugor të Shqipërisë. Vetëm pak kohë më parë, një tentativë e ngjashme në Gjirin e Derrave në Kubë kishte dështuar me turp.
Kështu që komplotistët lutën për ndihmë Mbretin Husein të Jordanisë, që u ishte borxhli Shtetetve të Bashkuara dhe nga ana tjetër ishte prekur nga historitë sesi myslimanëve të Shqipërisë u ishin prishur xhamitë e u ishte ndaluar feja.
Me forcën e tij ajrore të fuqishme, të ngritur me ndihmën britanike, ai premtoi të shkatërronte arsenalin ajror të Shqipërisë, që sipas spiunazhit kishte vetëm 11 avionë lufte. Një sulm i papritur do t’i shkatërronte ato pa u dalë koha të ngriheshin në fluturim.

Xherri Purnell

Xherri Purnell

Kështu Xherri Purnell filloi stërvitjen e pilotëve jordanezë për të përgatitur sulmin mbi Shqipërinë komuniste.
Ai ndodhej në Korfuz në 5 qershor për të ndjekur përgatitjet e zbarkimit kur mësoi nga lajmet në radio se Izraeli kishte kryer sulmin e vet të papritur duke shkatërruar tërësisht flotën ajrore egjiptiane dhe po atë ditë kishte shpartalluar aviacionin jordanez.
Plani për të rrëzuar Enver Hoxhën mori fund.
Shumë dekada më vonë, tashmë i njohur si shkrimtar, Xherri Purnellit iu dha rasti të takohej me Presidentin e Izraelit, Ezer Vaizman, që kishte qenë Shef i Operacioneve në Luftën e Gjashtë Ditëve të vitit 1967.
Xherri i tregoi se si ia kishin shkatërruar planet për të pushtuar Shqipërinë e komunistëve. Vaizman u shokua. “Çfarë? Ti paske qenë ai i huaji që po stërviste jordanezët për të një sulm të fshehtë?! Ne kujtonim se ishe rus që po përgatisje jordanezët që të na sulmonte neve”, i tha ai.
Lufta e Gjashtë Ditëve, ku Izraeli mundi shtetet arabe të armatosur nga sovietikët, ndryshoi përgjithnjë raportet në Lindjen e Mesme, po qe vendimtare edhe për simpatinë e Amerikës për këtë vend, në kontekstin e Luftës së Ftohtë. Mesa duket, nëse e beson këtë histori nga shkrimtari i fantazisë së jashtëzakonshme, kjo luftë ka shpëtuar padashje edhe regjimin komunist në Shqipëri nga një rrezik në një kohë e drejtim që nuk e priste. (Ruben Avxhiu)

Izraelitët duke festuar fitoren në Luftën e Gjashtë Ditëve.

Izraelitët duke festuar fitoren në Luftën e Gjashtë Ditëve.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
Para

Zgjedhjet në Kolonjë: tradita dhe 7 pritshmëritë

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com