• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I nisi të dashurës 1 mln €, ja nga buronin paratë e ‘kamikazit të Sukthit’

21:11 : 15/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Dashnor Deliallisi, “kamikazi” 36­-vjeçar që shkaktoi aksidentin tragjik dy ditë më parë në afërsi të Sukthit, në superstradën e Tiranë-­Durrës, ishte në vëzhgim prej disa kohësh nga Policia.

Ai ishte person i dyshuar për trafik droge dhe prostitucioni në shtetin belg. Madje, dy vite më parë, të dashurës së tij, shtetases Rovena Kalemi dhe një miku tjetër të saj, rezulton t’u kenë ardhur nga Belgjika një shumë prej mbi 1 milion eurosh, nga të cilat Prokuroria e Durrësit sekuestroi një vit më parë 850 mijë euro, shkruan “Panorama”.

Jeta luksoze dhe makinat e shtrenjta të çiftit bashkëjetues Deliallisi dhe vajzës së papunë që kishte në bankë 1 milion euro, dyshohet se përballoheshin me paratë e pista që vinin nga Belgjika, ku edhe ishin të lidhur me grupe kriminale.

“Panorama”, referuar burimeve të policisë shkruan se 36-­vjeçari rezulton person me precedentë penalë dhe kërkohet nga autoritetet belge për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik lëndësh narkotike. Lidhja me bashkëjetuesen e akuzuar për pastrim parash dhe jeta luksoze e tyre kishin ngritur dyshimet e policisë së Durrësit, e cila e kishte nën vëzhgim prej disa kohësh Deliallisin.

Në vitin 2011, rezulton se 36­vjeçari u arrestua në Durrës për vrasje të mbetur në tentativë, por pas disa kohësh ai u pa i lirë në këtë qytet, ndërsa më pas u largua drejt Belgjikës, ku nisi aktivitetet kriminale.

Lexo edhe:

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

BASHKEJETESA
Nga të dhënat që disponon policia, Dashnor Deliallisi dhe Rovena Kalemi nga Xhafzotaj i Durrësit nuk ishin vetëm partnerë jete, por edhe në drejtime të tjera. Ata ishin të përfshirë në një grup kriminal në Belgjikë dhe paratë e pista tentuan t’i pastronin në Shqipëri.

Por Prokuroria arriti të bllokonte 850 mijë euro që ishin transferuar në emër të Rovena Kalemit, ndërsa 300 mijë euro ajo rezulton t’i ketë tërhequr nëpërmjet një mikut të saj. Prokuroria ngriti dyshime pas transfertës së 300 mijë eurove dhe bllokoi menjëherë transfertën e dytë prej 850 mijë eurosh.

Deliallisi dhe Kalemi, së bashku me një shokun e tyre dhe një shtetas belg, kishin ngritur rrjetin dhe infrastrukturën për pastrimin e parave që fitoheshin nëpërmjet prostitucionit dhe trafikut të drogës.

Sipas burimeve, paratë që transferoheshin nga shtetasi belg Eric Nyssen në emër të Rovena Kalemit, ishin të Dashnor Deliallisit, 36­ vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik që shkaktoi vetë, dhe u mori jetën edhe tri vajzave, shoqe me njëra­tjetrën, që ishin nisur për pushime në Greqi.

HETIMET

Transfertat në shifra marramendëse parash nga Belgjika në adresë të një të papuneje nga Xhafzotaj, bëri që Prokuroria e Durrësit të niste menjëherë hetimet për të zbuluar rrugën nga vinin këto të holla.

Lëvizjet e dyshimta financiare ndërmjet dy shtetasve shqiptarë dhe shtetasit belg detyruan Prokurorinë e Durrësit që të vendosë sekuestro preventive mbi llogarinë e shtetases Kalemi, e cila në shtator 2014 kishte para në bankë, në shumën rreth 850 mijë euro, pasi pjesën tjetër e kishin tërhequr për shpenzime personale.

Sipas pretendimeve të tyre, shtetasja përfituese Rovena Kalemi kishte marrë prej mikut të saj nga Brukseli, Eric Nyssen, shuma të konsiderueshme parash, me qëllim blerjen e një apartamenti të përbashkët dhe hapjen e një biznesi privat në Shqipëri. Kalemi dhe Nyssen ishin njohur në Belgjikë dhe kishin të vendosur të “bashkëjetonin” në Shqipëri (bashkëjetonte ndërkohë me Deliallisin në Belgjikë).

Duke qenë se fillimisht Rovena Kalemi nuk kishte llogari bankare, dyshohet se Deliallisi i ka kërkuar shtetasit belg të dërgonte një pjesë të parave në emër të të njohurit të tyre, Bledar Coraj. Këto para, shtetasi belg i justifikonte me trashëgimi nga prindërit dhe aktivitete tregtare në Belgjikë, ndërkohë që punësimi i tij zyrtar ishte infermier në një spital publik në Bruksel.

Ai dyshohet se merrte përqindje nga paratë e pista që transferonte drejt Shqipërisë. Nga llogaria e tij në Belgjikë, Eric Nyssens i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të Rovena Kalemit, në Shqipëri brenda një harku kohor prej një muaji në 2014­-ën. /Panorama/

Lajme të lidhura

SPORT

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025
AKTUALITET

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025
AKTUALITET

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025
BOTA

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025
SPORT

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025
Para

"Presidenti Eisenhower pati tri takime sekrete me alienët"

TË GJITHA

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com