Duket qartë se krerët e lartë të shtetit shqiptar nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, duke bërë që të thyejnë protokollin zyrtar dhe duke na paraqitur si një vend komik.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndodhet për një vizitë në Itali, ku ka takuar homologun italian.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku është takuar sot me kryebashkiakun e Hamburgut.
Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta është në Athinë ku ka takuar ministrin e Jashtëm grek.
Por sicc duket politikanët që drejtojnë shtetin ndoshta nuk e dinë largimi nga vendi në të njëjtën kohë i tre krerëve më të rëndësishëm të shtetit përbën shkelje të ceremonialit zyrtar, i cili parashikon që vizitat zyrtare jashtë vendit të koordinohen në mënyrë të tillë që të mos zhvillohen të tria në të njëjtën kohë.
Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet: “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”.