• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Saga plehërishte e Rilindjes

17:16 : 05/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Sokol Gjoni

E formësuar si një platformë politike që do të “shpëtonte” vendin, si dhe e shpalosur përmes një makinerie të shfrenuar propagandistike, “Rilindja”  e Ramës, tashmë është një rrëfenjë e trishtë e mbushur me elementë folklorikë, ku figura e “Bajlozit të Zi”, mishëruar në kryeministrin e vendit, është padyshim më origjinalja dhe më portretizuesja e saj.

E stolisur me populizmën elektorale të vitit 2013, “Rilindja”, kjo paketë e pashoqe mega-mashtrimesh, pasi ia doli të “rrëmbente” votën e qytetarëve shqiptarë, gjendet sot në një situatë të vetëmohimit identitar, duke u trajtësuar në një oligarki sunduese që sfidon ligjin dhe rendin kushtetues.

I gjendur në trajektoren e pakthyeshme të vetëmohimit rilindist, Rama, ka shfrytëzuar polaritetin politik për të kamufluar sipërmarrjet dhe “kthesat” e tij, prapa të cilave fshihen qëllime dhe interesa të dyshimta. Retorika e përdorur së fundi, me miratimin në kuvend të ligjit të shumë përfolur “të mbetjeve”, loja me togfjalëshat dhe konotacionet gjuhësore të përdorura, ka ridimensionuar stilin dhe sjelljen arrogante të kryeministrit, duke demonstruar prepotencë dhe megallomani në raport me opozitën, median dhe qytetarët në tërësi.

Në mënyrë ciklike, sa herë që Rama ka përdorur artifice të çdollojshme për të ndezur polaritetin politik në vend, gjithmonë kemi nga ana e tij iniciativa ligjore arbitrare, të cilat synojnë kapjen e shtetit, partitizimin e institucioneve kushtetuese apo dhe krijimin e hapësirave për favorizim klientele. Kujtojmë këtu; amendimin e ligjit “Për nëpunësin civil”, i miratuar konsensualisht si premisë e kornizës integruese të Shqipërisë; miratimin pa konsensus me opozitën të të ashtuquajturës “reformë territoriale”; përpjekjen tinëzare për të shtyrë drejt një loje të rrezikshme opozitën me “reformën në drejtësi”; konçensionet e panumërta në emër të allishverisheve “partneritet publik-privat”, apo dhe me diskursin e ri politik të miratimit të ligjit zhurmëmadh” të mbetjeve”.

Lexo edhe:

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

Nuk janë të largëta në kohë, çjerrazëret përbetuese të Ramës në opozitë dhe të të tijëve, se në Shqipëri nuk do të ketë kurrë import të mbetjeve! Pasi udhëhoqi protestat e shoqërisë civile në emër të kauzës së mospranimit të mbetjeve, pasi mori votat e qytetarëve shqiptarë që e refuzuan një ligj të tillë, pasi i konsideroi “tradhëtarë” ligjvënësit miratues të kohës, Rama, tashmë ka një qasje tjetër karshi “mbetjeve”.

Zhargoni populist i Ramës opozitar në favor të çështjeve dhe kauzave sensitive të shoqërisë shqiptare, dëshmon lojën aktoreske dhe paskrupullshmërinë e tij në raport me këto sensibilitete, duke përfituar maksimalisht nga qasja politike dhe konteksti trajtimor elektoral i tyre.

Nuk ka as më të voglin dyshim, që përtej këtyre kapërcimeve të befta të kryeministrit, me qëndrime “ in extremis”, fshihet “dora e ngrohtë” e një klientele të lidhur me mafian dhe krimin e organizuar, e cila njihet botërisht për mbështetjen që i dha Ramës në fushatat e viteve 2013 dhe 2015. Paratë e krimit që vërshuan anëkënd Shqipërisë, në funksion të deformimit të vullnetit të lirë të zgjedhësve, janë kredoja dhe morali qeverisës që mban peng zhvillimin e vendit dhe shtetin ligjor.

Rama, pa pyetur askënd, me një nxitim prej “borxhliu” të vonuar, shfrytëzoi bujanën e tij parlamentare për të miratuar ligjin e mbetjeve, i cili u serviret shqiptarëve përmes ornamenteve gjuhësore si një ligj që do të krijojë perspektivë të re zhvillimore.

Qëndrimi i Ramës ndaj medias dhe shoqërisë civile, e cila, ashtu si pesë vite më parë u vu në mbrojtje të kauzës së tyre të ndalimit të importit të mbetjeve, duke i etiketuar me gjuhën e një individi që ka humbur kontrollin e arsyes dhe të ndërgjegjes, përveçse ngjall frikën e një projeksioni për instalimin e një tiranie autoritariste, dëshmon qartazi arbitraritetin e shtetit ndaj qytetarëve të tij, dëshmon filozofinë qeverisëse që karakterizon “rilindjen”, dëshmon kompleksin e Edi Ramës dhe të falangave të tij ndaj parimeve të lirisë së medias dhe të demokracisë në tërësi.

Modeli që aspiron të instalojë shpura qeverisëse është këmbanë alarmi për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë trojeve. Më shumë se kurrë, sot, me Edi Ramën kryeministër, vlerat dhe standardet e demokracisë në Shqipëri janë të rrezikuara, parimet bazë të lirisë janë të kërcënuara nga paranoja e një kryeministri që thundrën e përdhunës ndaj qytetarëve e trumbeton si parakalim të sukseshëm reformash dhe arritjesh.

Qytetarët shqiptarë, tani, nuk kanë më dilema alternativash qeverisëse, pasi sot, vendin e drejton një kryeministër me rekordet më negative në historinë pluraliste të Shqipërisë, duke patur një përkeqësim pikiatë të ekonomisë dhe të zhvillimit, ndaj dhe duhet që të gjithë, të kontribuojmë “patriotikisht” për të larguar këtë të keqe të madhe që i erdhi vendit me stolisjen e “rilindjes”.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

12:33 : 28/06/2026
AKTUALITET

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

12:25 : 28/06/2026
BOTA

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane/ Detajet

12:04 : 28/06/2026
AKTUALITET

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

11:59 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

11:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026
Para

“Vettingu”, Ambasada e SHBA i përgjigjet Bashës

TË GJITHA

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

12:33 : 28/06/2026

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

12:25 : 28/06/2026

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane/ Detajet

12:04 : 28/06/2026

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

11:59 : 28/06/2026

Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

11:50 : 28/06/2026

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbet