• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

10 mënyra si të dobësohemi pa dietë

14:40 : 03/10/2016
në SHENDETI

Organizmi i njeriut funksionon si një orë biologjike e brendshme me ritme të përcaktuara nga natyra. Për këtë arsye duhet të ushqehemi në një mënyrë korrekte, të dimë kohën dhe mënyrën se si duhet të hamë.

Ja disa nga mënyrat si mund të mbani trupin në formë pa mbajtur dietë

Hani ngadalë, përtypeni mirë ushqimin

Kur gëlltisim ushqimin me shpejtësi, sistemi i tretjes nuk ka kohë për të dërguar sinjalin e ngopjes në tru. Ekspertët këshillojnë se duhet të përtypemi gjatë dhe të marrim kohë për të shijuar ushqimin. Mjaftojnë 20 minuta për t’i dërguar mesazhin trurit. Kur hamë shpejt, organizmi reagon keq dhe si pasojë shtojmë në peshë. Pra; hani ngadalë nëse doni të dobësoheni! Nëse hani ngadalë për të paktën 1 muaj, do vini re më pak kilogramë në peshore.

Më shumë gjumë, më pak kile

Lexo edhe:

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit pretendojnë se gjumi është përgjigjja më e mirë për t’u dobësuar. Ata thonë se fjetja një orë më shumë se normalja çdo natë mundëson rënien e mbi 6 kg në vit. Pagjumësia jo vetëm që të bën të ndihesh më i lodhur, por edhe të shëndosh. Profesori Ken Wright, i Universitetit të Kolorados, deklaroi: “Nëse një njeri do të flejë më shumë gjumë, nuk do të hajë ushqime plot me kalori që konsumohen për të shtyrë kohën. Nëse qëndroni zgjuar në dy të natës, normale që do të konsumoni ndonjë biskotë apo çokollatë.”

Më shumë perime

Konsumoni më shumë perime sidomos të gjalla. Konsumoni të paktën 5 lloje perimesh çdo ditë. Fibrat e larta do t’ju japin ndjenjë ngopjeje dhe do të konsumoni më pak. Mirë është mos t’i gatuani për një kohë të gjatë, avulli është një nga metodat më të mira për ruajtjen e vlerave ushqimore tek perimet. Mos i konsumoni me yndyrë, mirë është t’u shtoni pak lëng limoni dhe erëza.

Konsumoni më shumë supë

Konsumi i supës mund të jetë sekreti i dobësimit. Sipas studiueses Kirk, autore e shumë librave mbi dobësimin, konsumimi i supës përditë ju lejon të humbisni deri në 10 kg në muaj.

“Supa është një mrekulli për të humbur peshë” siguron ajo

“Një pjatë supë përmban sasi të lartë proteinash, gjithashtu vitamina dhe minerale të nevojshme për të pasur energji. Perimet që përmban supa mundësojnë furnizimin e një niveli të mirë me fibra.”

Mëngjesi ndihmon për rënien në peshë

Nëse për mëngjes konsumoni proteina dhe fibra, sipas ekspertëve nga Universiteti i Misurit, do ta zgjatni ndjenjën e të qenit të ngopur.

Pra, mos dilni asnjëherë pa mëngjes. Studimet e fundit kanë analizuar se një mëngjes i mirë jo vetëm na jep energjinë e duhur për të nisur ditën pas gjumit, por bën që në vaktet e mëvonshme trupi të marrë një sasi më të ulët kalorish. Gjithashtu, studimet tregojnë se adoleshentët që zakonisht e nisin ditën pa mëngjes, ishin subjektet më të rrezikuar që kur të rriteshin të ishin mbipeshë.

Më shumë oksigjen

Ajri i pastër është një kusht i domosdoshëm për përthithjen e ushqimit nga organizmi. Pa oksigjen organizmi i njeriut nuk mund të jetojë. Këtu bëjnë pjesë lëvizja, veprimtaria fizike, gjimnastika, shëtitjet në ajër të pastër etj. Duhet të kemi parasysh që edhe pse ushqimi mund të jetë cilësor, pa oksigjen dhe lëvizje të mjaftueshme, jo vetëm që nuk mund të përvetësohet, por bëhet edhe i dëmshëm, sepse lë mbetje të shumta në organizëm, duke e dëmtuar atë.

Pini shumë ujë…

Gjithnjë thuhet se duhet të pimë 8 deri 10 gota ujë në ditë dhe kjo është e vërtetë. Ujin nuk duhet ta zëvendësojmë me asnjë pije tjetër. Trupi ynë do të jetë gjithnjë i hidratuar dhe gjithashtu veshkat do ta kenë më të lehtë të nxjerrin jashtë toksinat. Me pirjen e mjaftueshme të ujit trupi juaj do të jetë në gjendje të shkrijë dhjamin më lehtë.

Zgjidhni një picë më të shëndetshme

Kur porosisni në restorant apo kur e përgatisni vetë picën mirë është të shtoni më shumë perime e më pak mish. Gjithashtu evitoni picat që përmbajnë djathë me yndyrë apo proshutë.

Mos konsumoni sheqer apo pije me gaz

Zëvendësojeni pijen me sheqer si koka-kola soda-t etj, me ujë apo çaj. Në këtë mënyrë ju do të evitoni përdorimin e një sasie të madhe sheqeri. Më i preferueshëm është uji me limon, mund t’i shtoni edhe pak mjaltë.

Personat që konsumojnë shumë pije me gaz si pepsi sprite apo edhe lëngje frutash jo natyrale mund të shtojnë deri në 3 kg në javë. Për të evituar shtimin e këtyre kilogramëve këshillohet ndërprerja e këtyre pijeve, të cilat nuk sjellin asnjë përfitim për shëndetin.

Më pak alkool nëse doni të dobësoheni

Shpeshherë na bie rasti të shkojmë nëpër festa apo një fundjavë me miqtë kur alkooli është pothuajse gjithnjë i përfshirë. Alkooli jo vetëm që të shëndosh, por është edhe i dëmshëm për trurin, po ashtu edhe për familjen dhe mbarë shoqërinë. Por, nga studimet e fundit thuhet se birra është një pije që lufton shumë sëmundje si ftohja, gurët në veshka, këshillohet për shëndetin e kockave, të zemrës etj. Edhe pse te shumë persona ekziston koncepti që birra të shëndosh, kjo nuk është e vërtetë. Birra nuk ju shëndosh sepse ajo nuk përmban shumë kalori. Një gotë 250 gramë mban 85 kalori, më pak sesa një gotë lëng frutash kutie e pasur me sheqer dhe përbërës artificialë.

Lajme të lidhura

BOTA

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

11:41 : 17/08/2025
BOTA

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

11:20 : 17/08/2025
AKTUALITET

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

11:08 : 17/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025
AKTUALITET

“Përroi i Bufit”/ U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

10:43 : 17/08/2025
Para

“Qeveria nuk kontrollon dot avionët me drogë, e jo më të kontrollojë mbetjet e rrezikshme”

TË GJITHA

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

11:41 : 17/08/2025

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025

Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

11:20 : 17/08/2025

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

11:08 : 17/08/2025

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025

“Përroi i Bufit”/ U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

10:43 : 17/08/2025

Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trump

10:24 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com