• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Roli i Ramës dhe roli i palaços

13:40 : 29/09/2016
në BOLD BLOG

Nga Armand Shkullaku

Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë politike togfjalëshin e famshëm të “aleancës së qelbësirave”, ka qëlluar përsëri në shenjë. Ai e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, një palaço politik, pas paturpësisë së këtij të fundit për të miratuar të njëjtin ligj, për rrëzimin e të cilit, ishte përbetuar dhe kishte vepruar tri vite më parë.

Termi palaço, ndoshta është më i godituri për të definuar një politikan, i cili jo thjesht nuk mban premtimet, jo vetëm gënjen e manipulon, jo vetëm shkatërron arsyen humane me argumente qesharake për të justifikuar abuzimin dhe korrupsionin, por që nuk ka një thelb të vetin, një bosht, një filozofi ku beson, një parim që respekton, një linjë që ndjek. Kryeministri, ashtu si edhe personazhi i palaços, ka njëqind fytyra, luan njëqind role, bën njëqind skena, pa qenë asnjëherë vetvetja.  E për rrjedhojë, edhe ata që janë të detyruar të ndjekin (për të mbështetur apo kritikuar) politikat e tij, po e kanë gjithnjë e më shumë një mision të pamundur. Në cirkun e kryeministrit, gjykimi nuk ka më asnjë vlerë.

Ligji i plehrave ishte një kulm i këtij palaçollëku, që provokoi edhe reagimin e fortë të Muç Nanos e shumë të tjerëve. Sepse Rama, me dendësinë e manipulimeve të tij, nuk zhvlerëson vetëm kritikën, por heq çdo mundësi mbështetjeje, të paktën për një prej politikave të tij. Nëse e mbështet për një gjë sot, nesër mbetesh si gallof kur sheh të ndodhë e kundërta. Sepse politikat e kryeministrit nuk i drejton një program i caktuar, por interesat e lëvizshme të atyre që e komandojnë atë. Për këtë arsye Fatos Lubonja e ka quajtur maskë, për këtë arsye Muç Nano e konsideron palaço politik.

Si mund të ketë vlerë, për shembull, të vlerësosh një kryeministër të majtë, që vjen në pushtet duke ulëritur kundër koncesioneve dhe, jo vetëm i lejon ato, por bën kërdinë duke u dhënë qindra milion euro, në emër të partneritetit publiko-privat, një eufemizëm ky i rilindjes për koncesionet, rrethit të njerëzve të tij për shërbime fantazmë.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

A ka kuptim të mbështesësh idetë e një lideri për shëndetësi falas dhe reformë të sistemit shëndetësor, kur sapo vjen në pushtet nënshkruan mbi gjysmë miliardë euro për sterilizime e check up, ndërsa ndodhin vdekje në spitale për shkak të mungesave elementare.

Mund të entuziazmohesh me Lazaratin, por menjëherë të bien si kovë me akull nga qielli avionët e drogës, të cilët transportojnë kanabisin mbarëpopullor me bekim policor.

I ngriti peshë disa shembja e pallatit të Lul Bashës, por ka kohë që kanë ulur kokën para pallateve e betonizimit që po lulëzojnë nga veriu në jug.

Lista mund të jetë e gjatë, për të mbërritur deri tek akti i fundit, ai miratimit të ligjit për importin e mbetjeve. Këtu, përfundimisht, bëhet e pamundur jo ta mbështesësh, por edhe ta gjykosh apo kritikosh. Këtu, argumenti dhe vlerësimi, bëhen zero. Edi Rama vërtet të lë pa tekst. Çfarë mund t’i thuash më parë? Që pse bëri fushatë me ambientalistët dhe kërkoi referendum 5 vjet më parë? Pse ishte me Adrian Klosin 12 vjet më parë? Pse e rrëzoi ligjin e Berishës tri vite më parë? Të kuptosh pse bën fushatë, takime me grupe interesi, ballafaqime në facebook, shpjegime në tv, kur ligji ka kaluar dhe nuk i bën përpara se ta votojë? Apo t’i japësh shpjegim se si i njëjti Edi Ramë që 50 ditë më parë e kundërshtonte këtë projektligj, si pa leverdi ekonomike të garantuar dhe me rrezik shndërrimin e vendit në depo plehrash, tani e quan progres dhe e krahason importin e mbetjeve me atë të grurit për bukë?

Edi Rama nuk mund të shpjegohet, gjykohet, vlerësohet, kritikohet apo mbështetet, sepse ai nuk është Edi Rama. Është dikush që përpiqet të bëjë sikur po bën rolin e kryeministrit. Është një personazh që luan një personazh tjetër, që nuk ka identitet të tijin, pra një palaço. Me të mund të argëtohesh, të hutohesh, të provokohesh, por është e kotë të investosh gjykimin dhe arsyen. Ai është i aftë të t’i zhvlerësojë ato çdo ditë. për sa kohë nuk ka një mision të vetin, një bindje, një program, një parim. Të cilat edhe mund të mos i arrijë për arsye të ndryshme, por te të cilat do të besonte. Te besimi i dikujt mund të investosh mbështetjen apo kritikën, por Edi Rama nuk ka një identitet politik të vetin. Ndoshta jo vetëm.

Shfaqjet e tij për mbi katër orë në ditë live nëpër ekrane, fotot dhe komentet në rrjete sociale, “gallatat” në ndarjet e tapive, batutat me gratë e botës, ekspozitat artistike në moshë të thyer, xhirot në bllok me pantallona të shkurtra, kravatat me lule e lulet në qendrat e qyteteve, janë cirku ku kryeministri luan çdo ditë. Por ku fatkeqësisht, edhe ne, jemi të detyruar të marrim një biletë./Mapo

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

“Plehrat”/ Pyetja ironike e Mimoza Hafizit vë kryeministrin Rama në siklet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com