Deputetet e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj, kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Në fokus të këtij takimi është një propozim konkret i LSI-së për zgjidhjen e problemeve dhe ankesave të maturantëve.
Në propozimin e LSI-së kërkohet reduktimi deri në 3 i preferencave për degët, ndërkohë që sistemi aktual parashikon 10 preferenca. Deputetet kërkuan gjithashtu që kolonat e notave të mos kenë pikë “zero”.