• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Beteja e panjohur e Çerçiz Topullit

13:20 : 13/09/2016
në NDRYSHE

Nga Marin Mema

Vetëm disa muaj pas vrasjes së Halil Musa Beut, bimbashit turk të Gjirokastrës dhe betejës së  Mashkullores, çeta e Çerçiz Topullit u përfshi në një tjetër betejë, e cila është trajtuar pak nga historiografia shqiptare.

Në qershor – korrik 1908, trupa e drejtuar nga Çerçizi udhëtoi në zona të ndryshme nga Gjirokastra, Delvina, Korça, Kolonja e deri në Çamëri, ku organizoheshin takime me synimin për të forcuar bashkëpunimin mes patriotëve, grupeve të luftëtarëve dhe komitetit për lirinë e Shqipërisë.

Pikërisht në një nga këto udhëtime në zonën e Labovës së Kryqit, jo larg qytetit të Gjirokastrës, çeta u rrethua nga një forcë ushtarake turke. Detajet më të sakta të këtij momenti i sjell Mihal Grameno, që njihet jo thjesht si luftëtar i çetës së Çerçiz Topullit, por edhe si kronikani i të gjithë aktivitetit të saj. Në librin “Kryengritja Shqiptare”, ai flet për më se 200 ushtarë turq, ndërsa nga krahu tjetër çeta përbëhej nga vetëm 34 luftëtarë të zënë në befasi në vendin e quajtur Kodra e Kallabarit, mbi fshatin e Labovës.

Vetë Grameno ngre dyshime se vendndodhja e çetës ishte zbuluar nga informatorë shqiptarë dhe jo më kot në librin e tij ai shkruan se betejat për liri pengoheshin edhe nga shqiptarë të shitur, të cilët, edhe pse shumë pak, përpiqeshin të pengonin punën e patriotëve.

Lexo edhe:

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

“Ka edhe nga ata të fëlliqur turkomanë dhe grekomanë që numërohen me gisht dhe që interesat e tyre të poshtra i mbajnë larg patriotëve që luftojnë për liri”, – shkruan Grameno.

Ushtarët turq ishin të ndarë në dy pjesë, si formë për të zënë nga krahët trupën disa herë më të vogël të luftëtarëve. Përplasja do të jetë e fortë, siç përshkruan Mihal Grameno. I pari që hapi zjarr pas urdhrit të Çerçiz Topullit ishte Abdyl Mersini, një nga njerëzit më të afërt të tij.

thumbnail_attachment

Beteja u ndez e ashpër më së shumti kur trupat turke kërkuan të zinin pozicione më të favorshme në raport me luftëtarët. Çerçizi, –  thekson Grameno, – mundi të thyente në krahun e tij disa herë sulmet e tyre, duke vrarë disa ushtarë. Ata përpiqeshin të kapnin këtë krah si formë për t’i zënë shpinën çetës, por nuk mundën.

Pas dështimit në sulmin e parë, trupat turke u tërhoqën për të ndërmarrë një tjetër më të organizuar pak kohë më pas. Por edhe në këtë rast, çeta e drejtuar nga Çerçiz Topulli mundi t’i thyente. Sipas të dhënave, beteja zgjati më se pesë orë deri në mbrëmje rreth orës 20:00, kur turqit lanë mjaft të vrarë.

Interesant është një fakt që përshkruhet nga të gjithë bashkëluftëtarë e kohës, aftësia e Çerçiz Topullit për të vendosur luftëtarët e tij në pozicione që do t’i garantonin jo thjesht superioritet luftarak ndaj kundërshtarit, por edhe do t’i jepnin mundësinë që në momentin e duhur të tërhiqeshin pa rrezikuar. Ashtu si në Betejën e Mashkullores edhe në Kodrën e Kallabarit u ruajt një shteg i vogël i hapur që do të përbënte rrugëkalimin e sigurt për çetën.

Tërheqja nisi menjëherë pas rënies së muzgut, por në një mënyrë të kujdesshme për të mos u kuptuar. Ndërsa një pjesë largohej, të tjerët vazhdonin luftimin duke detyruar jo thjesht ushtarët turq të mos afroheshin më tej, por edhe të mos kuptonin se ç’po ndodhte. Në errësirë, orientimi i ushtarëve turq u bë i vështirë, ndaj edhe ndjekja e luftëtarëve ishte një mision i pamundur.

“Një herë të shpëtuar nga rreziku i madh qëndruam pakëz të çlodhemi dhe ndezëm nga një cigare, duke e pirë fshehur në guna”, – shkruan Mihal Grameno.

Çeta që nuk pësoi asnjë humbje u strehua më parë në fshatin Suhe, në shtëpinë e patriotit Haxhi Hasha, më pas në një mulli ku shmangën një trupë prej 100 ushtarësh të tjerë turq që ishin vënë në ndjekje.

Lëvizjet pasuan, sipas Gramenos, në fshatrat e bukur të Lunxhërisë ballë Gjirokastrës, ku luftëtarët u shpërndanë për pak ditë në disa grupe për të bërë të mundur humbjen e gjurmëve dhe një organizim më të mirë. Çerçiz Topulli ka shumë beteja të tilla në zona të ndryshme të vendit, të cilat megjithatë nuk janë pasqyruar kurrë sa duhet nga historiografia shqiptare. /Blitz.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025
SHENDETI

Shkencëtarët: IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

19:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
Para

Shtyhet seanca, Mark Frroku: Më keni futur në akuarium

TË GJITHA

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025

Shkencëtarët: IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

19:35 : 18/09/2025

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com