• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ndalimi i burkinit në plazh, gjykata franceze pezullon vendimin

20:42 : 26/08/2016
në BOTA

Gjykata më e lartë administrative e Francës vendosi të pezullojë aktet e disa bashkive franceze që kanë ndaluar veshjen e kostumeve të banjos që mbulojnë nga koka tek këmbët gratë myslimane që dalin në plazh. Përpjekjet e Francës për të ndaluar veshjen me burkini kanë shkaktuar polemika në shkallë ndërkombëtare.

Gjykata administrative, e njohur si Këshilli Shtetëror, e mori vendimin sot, pas ankimimit të paraqitur nga Liga Franceze për të Drejtat e Njeriut, e cila ngriti pretendimin se ndalimi i burkinit ndërhyn tek të drejtat civile të grave për t’u veshur si të duan në plazhet franceze.

Një numër qytetesh bregdetare, përfshirë edhe bregdetin e Rivierës Franceze kanë ndaluar kohët e fundit burkinit me arsyetimin se shkelin ligjet për laicizmin në Francë.

Vendimi i sotëm i gjykatës është thjesht një prononcim i gjykatësit se çështja kërkon vëmendje urgjente dhe është e nevojshme të pezullohen veprimet e bashkive që kanë ndaluar burkinit, deri në shpalljen e një vendimi ligjor lidhur me ligjshmërinë e këtyre akteve bashkiake.

Kjo procedurë përdoret në Francë për të mos lejuar vazhdimin për muaj me radhë të praktikave nga autoritetet që shkelin të drejtat civile, në pritje të ngritjes së çështjes në sistemin e mbingarkuar gjyqësor të vendit.

Lexo edhe:

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

Vendimi i sotëm u mor pas një analize nëse ndalimi i burkinit është shkelje e lirive civile, si dhe nëse dëmi i shkaktuar kërkon pezullimin e menjëhershëm të ndalimit:

Para marrjes së vendimit, avokati që përfaqëson një ndër bashkitë ku është ndaluar burkini, tha se çështja nuk mbyllet me kaq:

“Nuk është një vendim normativ, thjesht ofron një kornizë veprimi që u përcillet kryetarëve të bashkive në mënyrë që të dinë si të veprojnë,” thotë avokati Francois Pinatel.

Ndalimi i burkinit në një numër qytetesh franceze u bë në një kohë që vendi ende i ka të gjalla kujtimet tronditëse të sulmeve të 20 muajve të fundit.

Najat Vallaud-Belkacem, ministrja franceze e arsimit, e lindur në Marok, paralajmëroi se debati mbi burkinin po i jep zemër retorikës raciste dhe po shfrytëzohet për lojë politike. Ajo thotë se është kundër burkinit, por nuk e pranon argumentin se ndalimi i burkinit është një mjet për të luftuar ISIS:

“Nuk është zbuluar ndonjë lidhje mes sulmeve terroriste të ISIS dhe veshjes së grave në plazh. Mendoj se këto masa për të ndaluar burkinin nuk janë të mira. Ato krijojnë problem dhe vënë në pikëpyetje të drejtat e individit deri kur vjen puna që do të vijë dikush të kontrollojë nëse kostumi i banjos përputhet me standardet e paracaktuara; por shton edhe retorikën raciste”.

Kryeministri Manuel Calls hodhi dje poshtë idenë se ndalimi i burkinit mund të shtojë mbështetjen për grupet ekstremiste, duke i bërë myslimanët të ndjehen të margjinalizuar. Ai thotë se ndalimi i burkinit është për të luftuar një simbol që personifikon nënshtrimin e gruas:

“Fjala ‘burkini’ vjen nga bikini dhe burka. Ky për mua është simbol i skllavërimit të gruas. Nënkupton se prania e gruas në publik është diçka e turpshme, prandaj duhet ta mbulojmë gruan,” shprehet kryeministri francez Manuel Valls.

Në rrugët e Parisit, njerëzit shprehin rëndësinë që veshja e burkinit të jetë një zgjedhje personale, dhe si e tillë nuk duhet të bëhet preokupim i autoriteteve:

‘Nëse dikush tjetër vishet me burkini nuk dua t’ia di. Mendoj se shumica e popullatës e sheh si shkelje të të drejtave të individit. Por kur dikush vendos vetë të vishet me burkini me vullnet të lirë, ajo vetë vendos të shkelë të drejtat e saj. Pra nuk preket njeri tjetër nga ky akt,” thotë Julieni nga Tuluza.

Një turiste nga Portugalia thotë se Franca nuk duhet të merret me tema të tilla, por t’i kushtojë vëmendje problemeve më të mëdha që ka vendi:

‘Franca ka probleme të tjera, nuk kanë përse fiksohen pas kësaj teme – shamisë së kokës apo burkinit. Mendoj se është disi e padrejtë. E kuptoj se mund të shqetësojë disa njerëz, por mua nuk më shqetëson personalisht”.

Por sipas anketave në shkallë vendi, ndalimi i burkinit gjen mbështetje të gjerë në opinionin publik francez. /voa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
Lajmet e Dites

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025
SHOW BIZ

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025
BOTA

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025
Para

Mrekullia e parë, Marcilio: Si më shëroi Nënë Tereza

TË GJITHA

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025

E rëndë në qytetin shqiptar/ Vëllai qëllon motrën me armë, e reja përfundon në spital

15:29 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com