• Kontakt
Sunday, April 2, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi RAJONI

Kosovë, s’ka plan “B”, pa demarkacion s’ka liberalizim të vizave

17:40 : 22/08/2016
në RAJONI
Kosovë, s’ka plan “B”, pa demarkacion s’ka liberalizim të vizave

Koalicioni qeverisës në Kosovë po përballet me një nga vendimet më sfiduese që nga themelimi, e që ndërlidhet me ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje po kundërshtohet ashpër nga opozita, përderisa edhe një grup i deputetëve të koalicionit ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesin marrëveshjen.

Çdo votë për apo kundër kësaj marrëveshje, nga ministra dhe deputetë të koalicionit, po shihet si shumë e rëndësishme.

Ministri i Integrimeve Evropianë ne Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi vetëm sa e forcon sovranitetin shtetëror të Kosovës.

Ndonëse vlerëson që kushtëzimi i bërë nga Komisioni Evropian që liberalizimi i vizave të ndërlidhet me ratifikimin e Demarkacionit nuk ishte i drejtë, ai thotë se ky kusht nuk mund të tejkalohet, nëse Kuvendi eventualisht nuk e ratifikon marrëveshjen. Në këtë rrafsh, si rikujton se Kosova nuk mund të ketë një plan “B” për heqjen e vizave.

Lexo edhe:

Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

Prezantoi kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë

“Fatkeqësisht do të doja të kishte një plan të tillë, por nuk mund të ketë, sepse Bashkimi Evropian nuk bën kompromis me kriteret të cilat i ka vendosur kohë më parë, dhe këtu nuk po flasim për një vendim që vjen vetëm nga ana e Komisionit Evropian apo nga ndonjë institucion tjetër i Bashkimit Evropian, por po flasim për qëndrime dhe vendime që vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka theksuar Çollaku.

Ministri Çollaku beson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta ratifikojnë Demarkacionin, duke përmbushur kështu një nga obligimet ndërkombëtare dhe duke respektuar edhe një prej mesazheve politike që adresoi nënpresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Dështimi, sipas Çollakut, do të përcillej me pasoja për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

“Në rastin më të keq, të cilin as që dua ta mendoj, dështimi i ratifikimit të Demarkacionit hap dilema dhe pikëpyetje të pafundme, jo vetëm për liberalizimin e vizave, mirëpo në tërësi e vë në pikëpyetje të ardhmen tonë euro-atlantike. Një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim të plotë me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, që Kosova ta zë vendin e vet të merituar në familjen evropiane”, ka deklaruar Çollaku.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, po në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se vota për Demarkacionin do të kishte efekte pozitive si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Sipas Feratit, bindjet e krijuara te një pjesë e deputetëve se Kosova po humb territor me marrëveshjen aktuale të Demarkacionit nuk qëndrojnë. Ai ka shprehur habinë e tij pse ata që kundërshtojnë marrëveshjen aktuale nuk kanë dhënë opsione rezervë.

“Ajo që mua më ka befasuar më tepër, asnjëherë nuk kanë pranuar të diskutojnë çka më tutje dhe nëse ne nuk e votojmë tani Demarkacionin, cilat janë argumentet se ne do ta fitojmë në të ardhmen atë territor, si do ta fitojmë atë territor, në cilin nivel do të diskutohet, a ka pajtueshmëri dhe cilat janë argumentet”, ka deklaruar Ferati.

Dështimi eventual i ratifikimit të Demarkacionit, për deputetin Sadri Ferati, shihet edhe si rrezik për qëndrueshmërinë e koalicionit aktual qeverisës.

“E para do të jetë pasoja e krijimit të pasigurisë dhe jo-stabilitetit brenda. Pastaj sulmi i opozitës në emër të asaj se e ka penguar një ‘tradhti’, dhe unë e parashikoj se mund të vijë edhe deri te kriza, pastaj zgjedhjet e lira dhe gjithë fushata nën flamurin e patriotizmit e nacionalizmit”, ka thënë Ferati.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pritet të vihet në diskutim dhe votim në seancën e Kuvendit të caktuar për datën 1 shtator. Për ratifikimin e kësaj Marrëveshje do të nevojiten dy të tretat, apo 80 votat e deputetëve.

Aktualisht, koalicioni po bën përpjekje të sigurojë çdo votë që të arrijë numrat e nevojshëm. Pjesë e koalicionit është edhe Lista Serbe me 11 deputetë.

Branimir Stojanoviq nga Lista Serbe, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, thotë se ky subjekt politik së shpejti do të dal me qëndrimin në lidhje me Demarkacionin.

“Lista Serbe do të paraqesë qëndrimin e vet, siç ka vepruar gjithmonë. Kështu që unë nuk do të komentoja më gjatë këtë çështje”, ka thënë Stojanoviq.

Mobilizimit të koalicionit për ta kaluar Demarkacionin me Malin e Zi po i kundërpërgjigjet në anën tjetër opozita me mobilizimin për të mos lejuar ratifikimin e marrëveshjes.

Aktualisht, edhe opinionistët nuk kanë një parashikim nëse do të ratifikohet kjo marrëveshje, duke besuar se gjithçka do të varet nga pozicionimi i disa deputetëve të koalicionit, të cilët kanë ngritur dyshime rreth kësaj marrëveshje/Tg/

Lajme të lidhura

Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë
BOTA

Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

14:05 : 02/04/2023
Prezantoi kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë
AKTUALITET

Prezantoi kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë

14:05 : 02/04/2023
Roma përgatit rinovimin për Kumbullën, ja sa do jetë paga e mbrojtësit shqiptar
SPORT

Roma përgatit rinovimin për Kumbullën, ja sa do jetë paga e mbrojtësit shqiptar

14:00 : 02/04/2023
Nuk është Luizi! Olta e thotë troç: Big Brother dua që ta fitojë…
SHOW BIZ

Nuk është Luizi! Olta e thotë troç: Big Brother dua që ta fitojë…

13:59 : 02/04/2023
Jo vetëm Osimhen, Spalletti humbet një tjetër lojtar pak orë para ndeshjes me Milan
SPORT

Jo vetëm Osimhen, Spalletti humbet një tjetër lojtar pak orë para ndeshjes me Milan

13:45 : 02/04/2023
I zbulohen 3.5 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
AKTUALITET

I zbulohen 3.5 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

13:24 : 02/04/2023
Para
Sajimi i “armikut” dhe propaganda e Thaçit

Sajimi i "armikut" dhe propaganda e Thaçit



TË GJITHA

Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

Aksident me 7 viktima në Gjermani/ 2 makina u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

14:05 : 02/04/2023
Prezantoi kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë

Prezantoi kandidatin/ Berisha: Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë

14:05 : 02/04/2023
Roma përgatit rinovimin për Kumbullën, ja sa do jetë paga e mbrojtësit shqiptar

Roma përgatit rinovimin për Kumbullën, ja sa do jetë paga e mbrojtësit shqiptar

14:00 : 02/04/2023
Nuk është Luizi! Olta e thotë troç: Big Brother dua që ta fitojë…

Nuk është Luizi! Olta e thotë troç: Big Brother dua që ta fitojë…

13:59 : 02/04/2023
Jo vetëm Osimhen, Spalletti humbet një tjetër lojtar pak orë para ndeshjes me Milan

Jo vetëm Osimhen, Spalletti humbet një tjetër lojtar pak orë para ndeshjes me Milan

13:45 : 02/04/2023
I zbulohen 3.5 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

I zbulohen 3.5 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

13:24 : 02/04/2023
Masakra e 2 Prillit/ Meta: Shqiptarët do të mbrojnë amanetin e martirëve të demokracisë

Masakra e 2 Prillit/ Meta: Shqiptarët do të mbrojnë amanetin e martirëve të demokracisë

13:23 : 02/04/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com