Policia e Tiranës ka arrestuar një të moshuar ditën e djeshme pasi është parë se lëvizte me një sëpatë në dorë nëpër rrugë dhe kërcënonte qytetarët.
Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Vaçe Zela”. Menjëherë Policia mbërriti në vendngjarje dhe e vuri në pranga 61 -vjeçarin Maks Dajçi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sëpatë.