• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

S’ka liri me Ilirin!

11:01 : 30/07/2016
në OP-ED

Nga Andi Bushati

Pas afrimit të PD-së me LSI-në të përforcuar me miratimin e reformës në drejtësi, disa deputetë të partisë më të madhe të opozitës po ndihen më të lehtësuar për të folur për një koalicion të ardhshëm mes dy partive. Ditët e fundit, në shumë nga mediat vendase janë parë deklaratat e disa prej të zgjedhurve të selisë blu që i bien ndesh betimeve solemne të Lulzim Bashës: “Sa të jem unë kryetar i PD-së, nuk do të ketë kurrë koalicion me Ilir Metën”.

Natyrisht, PD-ja është në të drejtën e saj të vendosë që ta ftojë apo ta rrefuzojë partinë e vogël të së majtës. Është gjithashtu legjitime që demokratët të vendosin në liri të plotë për rrugën dhe mënyrën që do të zgjedhin për tu rikthyer në pushtet.

Por, nëse ata e arrijnë këtë me anë të LSI-së, vërtet kjo nuk do të prekte legjitimitetin,  por nga ana tjetër do të cënonte ndjeshëm lirinë e zgjedhjeve në këtë vend.

Dhe për këtë arsyeja nuk është e vogël.

Lexo edhe:

Temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plot tre vite më parë, me koalicionin e 1 prillit, Ilir Meta shërbeu për një ndryshim amoral të pushtetit në vend. Opozita e Ramës, megjithëse nuk kishte lënë akuzë pa ngritur, nga ato për vjedhje deri tek ato për vrasje, kundër qeverisë Berisha, nuk arriti të marë asnjë deputet më shumë. Ajo u tregua e pazonja ti bindte shqiptarët se meritonte një shumicë të qartë. Kështu megjithëse u fol shumë për 1 milion shuplakat, për dënimin e një qeverisjeje arogante, të keqe dhe të koruptuar, ndryshimi i pushtetit ndodhi me një “puç” politik. Ai mund të interpretohet qartë si kalimi i një pjese të qeverisë me opzitën, që solli edhe rokadën e madhe të 23 qershorit.

Se ç’polli ky ndryshim dhe të gjithë ata që e besonin tre vite më parë tani e kanë të qartë. Ai katapultoi një pjesë të ministrave nga një kamp në tjetrin, ruajti paprekshmërinë e së njëjtës kastë, riciklimin e të njëjtëve biznesmenë dhe vazhdimin e një pjese të koncesioneve. Rilindja nuk bëri dot një revolucion, ajo thjeshtë u bë zgjatimi i një dështimi.

Tani të gjithë e kanë të qartë se si mund të jetë një ndryshim i ri pushteti falë një rokade të re të Ilir Metës, nëse ky i fundit vendos të kalojë me PD-në. Gjithçka që do të prodhohet do të jetë thjeshtë vazhdim i agonisë.

Por problem i këtij ndryshimi imagjinar pushteti, që nuk po paraqitet më si tabu as nga PD-istët, nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e së njëjtës elitë politike, mediatike dhe financiare, në dëm të të gjithë shqiptarëve.

Ai është më i madh sesa kaq. Ai ka tëbëjë me prekjen e thelbit të sistemit tonë demokratik. Sepse ai zeron dhe bën të pavlefshme votën masive të elektoratit. Nëse kjo skemë zbatohet në mënyrë të përhershme nuk janë më zgjedhësit që vendosin, por thjeshtë kapriçot e Ilir Metës.

Në 2013 LSI, nuk u largua nga koalicioni me Berishën, sepse ky i fundit vodhi, vrau apo u prish me perendimorët. Ai u largua se lideri historik i PD-së e talli keq për zgjedhjen e presidentit, nuk e pyeti fare për emërimin në ShISH dhe as nuk i la dorë të lirë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Për të njëjtat arsye aspak parimore, LSI mund të largohet edhe nesër nga Rama: jo sepse ky i fundit ka lëshuar ministrat si qenë kusarë nga zinxhiri, jo sepse ai po tallet me Shqipërinë si me një telajo eksperimentale, jo sepse ai po bën ndërtuesit e kamur gjithnjë e më të pasur dhe po mbush burgjet me të margjinalizuar gjithnjë e më të varfër. Nëse Ilir Meta e mbaron kohën e dashurisë me PS-në, ai do ta bëjë këtë me frikën e atij që i kanoset goditja nga prapa shpine, me makthin e atij që ndihet i spiunuar në Uashington dhe Bruksel, me grykësinë e atij që në mes të shllafarisë nuk i japin aq sa i duhet.

Në një ditë të ardhshme gënjeshtrash ai mund të shpallë se kontrata mbaroi dhe të ndryshojë kamp duke përsëritur kështu një precedent anti demokratik: atij që shijon frytet e pushtetit dhe në fund nxiton të votohet si opozitë.

Një gjë e tillë ishte frytëdhënëse tre vite më parë për Ramën. Ajo mund të rrezultojë si një dhuratë e papritur nesër për Bashën.

Por, një ndryshim i tillë pushteti është fatkeq për shqiptarët. Ai bën që pjesa me pragmatiste, më klienteliste dhe më pa aspirata e shoqërisë të vendosë për të tërën. Ai krijon paradoksin absurd se sa do që të lirë të shkojnë në zgjedhje shqiptarët, përsëri në pushtet do të kenë Ilirin.

Dhe se si janë qeverisjet me Metën, tanimë e dinë të gjithë. E panë me Berishën e dytë dhe Ramën e parë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

08:10 : 07/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025
AKTUALITET

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025
BOTA

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025
Para

Ndërhyrjet në Lagunën e Karavastasë, pa leje mjedisore

TË GJITHA

Temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

08:10 : 07/10/2025

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com