• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqata e Bankave, Tashi: Siguria drejt një standardi për eskortat dhe armatimin

21:45 : 24/07/2016
në AKTUALITET

Kryetari i Komitetit të Sigurisë në Shoqatën e Bankave thotë se ngjarjet e ndodhura në dy vitet e fundit, kanë treguar se në vend po shfaqet një tendencë e re, grupet kriminale janë orientuar në grabitjen e vlerave monetare, jo vetëm të bankave, por edhe të bizneseve të tjera, gjatë procedurave të transportit dhe shoqërimit të tyre. Kjo situatë e re, thotë ai kërkon masa të reja, përshtatje të legjislacionit, përmirësim të udhëzimeve të ministrive të linjës ku prioritet duhet të ketë Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Shërbimi informativ etj.

Zoti Tashi, sistemi bankar aktualisht është përballë sfidave të mëdha në fushën e sigurisë. Pse?

Është e rëndësishme të shikojmë dhe kuptojmë edhe jashtë realitetit bankar, në botën, Europën, rajonin që na rrethon. “Siguria” po kthehet në kryefjalën e të gjitha komunikimeve, takimeve, samiteve dhe impenjimeve të agjencive ligjzbatuese dhe komuniteteve të të gjitha vendeve europiane. Në këtë këndvështrim, ligjërata “është e nevojshme të rrisim masat, kujdesin dhe nivelin e sigurisë”, nuk duhet të përbëjë asnjë risi, por një domosdoshmëri.

Në kriminalistikë është e njohur teoria e kopjimit të krimit, pra që ai studiohet atje ku ndodh, kopjohet duke u përmirësuar dhe aplikohet atje ku nuk ka masa sigurie. Krimi nuk ka atdhe.

Për t’iu kthyer sistemit bankar, ngjarjet e ndodhura në dy vitet e fundit, kanë treguar se në vend po shfaqet një tendencë e re, grupet kriminale janë orientuar në grabitjen e vlerave monetare, jo vetëm të bankave, por edhe të bizneseve të tjera, gjatë procedurave të transportit dhe shoqërimit të tyre. Kjo situatë e re, kërkon masa të reja, përshtatje të legjislacionit, përmirësim të udhëzimeve të ministrive të linjës ku prioritet duhet të ketë Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Shërbimi informativ, etj.

Lexo edhe:

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane/ Detajet

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

A aplikojnë bankat në Shqipëri standarde të ngjashme me bankat në rajon dhe Europë?

Si në çdo fushë tjetër të jetës së përditshme, përfshi veprimtarinë politike, sociale dhe ekonomike, ne kemi shumë nevojë të aplikojmë standarde të ngjashme me jetën dhe bankat europiane.

Duhet të kuptojmë se ndërkohë që në Europë bankat i kanë fillesat e tyre ndër shekuj, ne kemi një sistem bankar relativisht te ri, prefshi këtu edhe konceptet dhe standardet që përdoren për sigurinë.

Megjithatë, në rast se i referohemi numrit te popullsisë, shpërndarjes gjeografike qe ka sistemi bankar ne vend, duhet evidentuar se kemi numrin me të vogël të ngjarjeve, grabitjeve të bankave ne rajon.

Standardizimi duhet të fillojë së pari nga evoluimi i mendimeve, gjykimeve dhe këndvështrimeve për sigurinë, nga pranimi i koncepteve se ; “shpenzimet për sigurinë, nuk kanë kosto, por vetëm përfitim”, “parandalimi ka kosto gjithmonë më të favorshme se pasoja” , “asnjë shumë parash nuk mund të vlejë sa një jetë”, etj.

Po standardet e sigurisë që ofrojnë kompanitë e fushës a janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e bankave?

Për Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike (SHPSF), ai që konsiderohet shërbimi privat i sigurisë në Shqipëri, duhet të ndalem pak. Është e nevojshme për lexuesin të dijë se në shërbimet private të sigurisë janë të punësuar një numër i përafërt punonjësish me numrin e punonjësve që shërbejnë në Policinë e Shtetit. Ndërkohë që për Policinë e Shtetit ka një përkujdesje madhore të vetë shtetit, Parlamentit, shoqërisë, etj., kush kujdeset për këtë shërbim, është i mjaftueshëm vetëm certifikimi i tyre, regjistrime në organet tatimore, pagesa e taksave dhe detyrimeve të tjera.

Absolutisht që jo.

Për SHPSF-të, të cilat “prodhojnë” sigurinë, që bankat dhe shumë biznese private dhe struktura shtetërore “e blejnë”, nuk duhet t’i kthejmë sytë kur kemi ngjarje, kur cenohet siguria, duke tentuar edhe t’i bëjmë përgjegjës, por t’i mbështesim vazhdimisht me bazën ligjore të mjaftueshme, me urdhra dhe udhëzime sa herë që krimi shfaq tendenca të reja, për t’i paraprirë në kohë parandalimit të ngjarjeve dhe organizmit të krimit.

Ashtu si të gjitha bizneset e tjera në vendin tonë, të cilat funksionojnë në ekonominë e tregut prej një çerekshekulli, edhe ky shërbim ka të njëjtën moshë, të njëjtat probleme, të njëjtën nevojë për t’u standardizuar.

Është shumë e rëndësishme të vlerësojmë dhe kuptojmë se produkti, siguria, që SHPSF-të prodhojnë, kthehet në një të mirë publike të cilën e përfitojnë më pas, pa pagesë, më shumë se bizneset, edhe vetë shoqëria jonë. Siguria që ato ofrojnë, pavarësisht se është e pjesshme, ndikon dhe ka impakt në sigurinë e përgjithshme të vendit, madje dhe në sigurinë kombëtare.

Sektorin privat të sigurisë, shteti duhet ta forcojë, ta kontrollojë, ta vendosë në shina, nëpërmjet ligjeve, vendimeve dhe udhëzime, në mënyrë që edhe ai të ecë dhe zhvillohet sipas standardeve europiane. Për shërbimet e sigurisë nuk duhet të kujtohemi kur krimi troket, madje dhe ka filluar të organizohet dhe bëhet i rrezikshëm.

Nisur nga ngjarjet e fundit, apo merren masa shtesë në fushën e sigurisë dhe nëse po, cilat janë ato?

Duhet theksuar se pas ngjarjeve të fundit, grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit me destinacion aeroportin, ka pasur një vlerësim dhe impenjim për rritjen e masave të sigurisë.

Komiteti i Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave ka luajtur rol shumë aktiv duke bashkëpunuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe jo vetëm, për të përgatitur udhëzime të reja lidhur me mënyrën e transportit të vlerave, duke tentuar, për herë të parë, të vendosen standarde në këtë drejtim, të kushtëzohen SHPSF-të për nivelet e blindimit që duhet të kenë mjetet e transportit, për mënyrën se si duhet të jenë të konceptuara eskortat shoqëruese, armatimi që duhet të përdorin, bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, duke u ndaluar edhe te transporti i vlerave për jashtë vendit.

Të gjithë duhet të vlerësojmë, se një domosdoshmëri është dhe mbetet, trajnimi i punonjësve të sigurisë private për skenarët e mundshëm që përdor krimi, mënyrat e reagimit, veprimit, përdorimit të armëve me qëllim kryesor mbrojtjen e jetës së tyre, mbrojtjen e vlerave monetare, shmangien e ngjarjeve të rënda me impakt të madh shoqëror.

Kjo kambanë, jo zile, të cilën duhet ta konsiderojmë kambanë alarmi, duhet të dëgjohet edhe në banka, të gjithë punonjësit duhet të trajnohen informohen dhe formohen në drejtim të sigurisë në mënyrë që të kenë dijeni për rrezikun, reagimin me qëllim reduktimin e ngarkesave psikologjike dhe emocionale gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme./ Monitor

Lajme të lidhura

BOTA

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane/ Detajet

12:04 : 28/06/2026
AKTUALITET

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

11:59 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

11:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026
BOTA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026
Para

Partizani-Salsburg, drejtësia do të vendoset nga një gjyqtar anglez

TË GJITHA

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane/ Detajet

12:04 : 28/06/2026

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

11:59 : 28/06/2026

Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

11:50 : 28/06/2026

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026

“Bëhu mbret”/ Libri i projekteve dhe ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: S’është botimi im

11:03 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbet