• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Ben Blushi: Ngatërrove politikanin italian me këngëtarin e të pushuan. Mesila Doda: Ti vodhe protokollin!

13:25 : 14/07/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Mjafton pak t’ua gricësh të kaluarën politikanëve shqiptarë dhe ata i nxjerrin vetë të palarat e njeri-tjetrit. Një rast i tillë ka ndodhur sot në seancën plenare mes deputetit socialist Ben Blushi dhe deputetes tashmë të PDIU, Mesila Doda. 

Në debatin për nismën ligjore për zgjedhjen e presidentit nga populli, Blushi i kujtoi Dodës se kur punonte për Rilindjen kishte ngatërruar politikanin italian Umberto Ranieri me këngëtarin Massimo Ranieri dhe se ishte pushuar nga puna për këtë arsye.

“Doli dikush këtu dhe u qa, shkuli flokët, na vodhët presidentin tha, është një parti që dje ishte qimja e PD-­së, sot është bërë fshesa e Rilindjes. Nuk kam parë fjalor më vulgar, nga sa u tha, na vodhët, hajdutë, zullumqarë, hileqarë, dinakë, pikërisht kjo partia që pretendon se i kemi marrë ne ndonjë gjë nuk ka amendament, ne e kemi konkret amendamentin. Ata dolën e thanë se kemi opinion”, tha Blushi.

Ai theksoi se projektligji i propozuar nga ai dhe Hafizi për zgjedhjen e presidentit nga populli ja jep këtë të drejtë menjëherë popullit, ndërsa amendamentet e PDIU-së e çojnë njëherë në parlament dhe nëse nuk votohet me 3/5 kalon në popull.

“Opinioni i tyre është” nëqoftëse presidenti nuk zgjidhet me 3/5 shkon tek populli. Është njësoj si të krahasosh një kodër me malin e Dajtit. Amendamenti jonë është massimo, maksimal, amendamenti i PDIU është po nuk u votua me 3/5 hajde çoje në popull. Votojeni dhe nënshkruajeni për ta zgjedhur presidentin nga populli. Është një mënyrë për të shkarkuar urrejtjen e popullit ndaj kësaj klase politike”, tha Blushi.

Lexo edhe:

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

“Para ca vjetësh dikush që është në këtë sallë u pushua nga puna për një gafë për të cilën nuk e akuzoj. Ishte një gafë artistike. Punonte për Rilindjen atëherë. Doli në konferencë për shtyp dhe tha: erdhi në Tiranë Massimo Ranieri. E mban mend Pandi? Në fakt ai e kishte emrin Umberto Ranieri. Masimo ishte këngëtar, Umberto ishte sekretar. Të karahasosh opionin e këtyre me amendamentin kushtetues të Presidentit nga populli që kemi bërë ne, është njësoj si të krahasosh Umberton me Masimon”, kujtoi Blushi.

Pas kësaj deputetja Doda e akuzoi Blushin për demagogji dhe se ka vjedhur protokollin e shtetit të takimit të kryeministrit të atëhershëm Ilir Meta me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright.

“Nuk pata asnjë zhgënjim duke dëgjuar atë që po flitej. Meqenëse ishte halli i Umbertos dhe i Masimos po flet për një gjë që ka 17 vjet që ka ndodhur, e cila nuk ishte e imja në fakt, por ishte një gabim departamenti. Megjithatë unë e marr përsipër. Po me atë rast duhet të marrësh përsipër që ti vodhe protokollin e mbledhjes që Sekretarja e Shtetit Madelein Albright konsumoi me kryeministrin e asaj kohe Meta. Edhe atë kohë tentove të thuash që e ka marrë Mesila protokollin. Madje kështu doli edhe në media. Historia e vjedhjes është një histori shumë e gjatë ta kam thënë edhe herë tjetër, që gjërat që kanë një autor duhet të mbeten me një autor. The që kam qarë e kam shkulur flokët, me kë ke mësuar të flasësh kështu me një grua, thashë vetëm që është ide e depozituar dhe duhet të bashkonim zërat për të përmirësuar, për të shkuar në komisionin e reformës, jo të merrej neni, por edhe të referendumit. Të të vijë turp që flet kështu, ka qenë me PD apo jo, këto janë veprime të një force politike, kujdes kur flet për një forcë politike, nëse ke problem se jemi një hap para dhe ke 6 muaj për ato që kemi sjellë ne, nuk është problemi im”, tha Doda.

“Ka 2 mënyra si qasesh në politikë: njëra t’i thuash gjërat siç janë dhe tjetra të bësh demagogji. Nuk kam vjedhur dorëshkrime. Duhet të vijë turp që të flasësh kështu në këtë parlament! Ke 6 muaj që diskuton me atë që kemi sjellë në politikë, është një problem që nuk na takon ne, por diskutoje me veten. Je shumë i ri që të flasësh e të mos japësh autorësinë dickaje që e sjell në politikë, nëse e ke me librat, protokollet që ke vjedhur, duhet thjesht të mbash përgjegjësinë se e ardhmja është shumë e madhe, vulgaritetit nuk i përgjigjem me vulgaritet”, shtoi Doda.

Lajme të lidhura

Botërori 2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026
SHOW BIZ

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
Botërori 2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026
Para

Deputeti Vladimir Kosta në Prokurorinë e Tiranës, kallëzon për shpifje biznesmenin

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş