Pak orë pas ngjarjes në Fushë-Krujë, ku 2 vëllezër mbetën të plagosur me armë zjarri, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen, por pa mundur të arrestojë autorët.
Sipas të dhënave zyrtare dy vëllezërit ishin tregtarë misri dhe kishin dalë në treg sot me makinë për të shitur kur janë sulmuar nga dy grabitës, ndërsa shkarkonin mallin nga makina.
Autorët kanë tentuar t’i vjedhin dhe pasi kanë hasur në rezistencë i kanë plagosur. Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për grabitjen.