DASHI
Qetësia do mbizotërojë ne çdo moment sot ne jetën tuaj ne çift dhe do e keni me te lehte te flisni për çdo gjë me partnerin. Kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret gjithashtu do i kenë mendimet me te qarta dhe do dine si te joshin dhe çfarë hapash te bëjnë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe do ndiheni me mire kur te shpenzoni.
DEMI
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qëndrueshme gjate kësaj dite. Shpesh mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla dhe do ndiheni keq. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë, por duhet t’ia lënë gjerat kohës. Vetëm ne këtë mënyrë jeta ka për t’iu ndryshuar për mire. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më tepër përkujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece si duhet.
BINJAKET
Dite mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni vërtet mire ne krahët e partnerit tuaj dhe do ndiheni gati për te marre vendime te rëndësishme. Beqaret nuk do jene ende gati për te bere ndryshime te statusit dhe do refuzojnë disa mundësi te mira. Ne planin financiar keni për te pasur probleme serioze nëse nuk merrni masa sa me shpejt.
GAFORRJA
Mos ju besoni atyre qe do ju thonë te tjerët për partnerin sepse do mundohen vetëm t’iu prishin harmoninë dhe rehatinë. Beqaret me ne fund do realizojnë takimet qe kane ëndërruar gjithmonë dhe jeta do ju marre drejtimin e duhur. Do ndihen me te plotësuar. Ne planin financiar do jeni shume te logjikshëm dhe te kujdesshëm prandaj situata ka për te qene e mrekullueshme.
LUANI
Mund te ketë ndonjë debat te vogël sot ne jetën tuaj ne çift, por asgjë për t’u alarmuar. Gjithçka do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Për beqaret do ketë te reja ne jetën sentimentale, vetëm se nuk duhet te nxitohen shume për asgjë. Duhet menduar edhe për te ardhmen. Financat do jene goxha te mire dhe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Familjaret gjithsesi do jene atje për çdo rast rreziku.
VIRGJERESHA
Çiftet do kenë një lidhje te qëndrueshme gjate kësaj dite dhe do i shprehin me shume se me pare ndjenjat e tyre. Ambienti do jete roze. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar si kane qene. Ne planin financiar do jeni plot kurajë dhe guxim. Do arrini t’i keni gjithë kohës nen kontroll te ardhurat dhe ka mundësi qe për disa gjendja te përmirësohet.
PESHORJA
Do dashuroheni pa dorashka sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Çdo çast ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret duhet te harrojnë gjithçka tjetër dhe t’i përkushtohen jetës sentimentale. Duhet te joshin sa te mundin sot. Ne planin financiar do ketë goxha përmirësime dhe e gjithë kjo fale perkujdesit qe keni treguar kohës e fundit.
AKREPI
Si ju ashtu edhe partneri do bëni te pamundurën sot qe t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kishin dale ne çift. Pas mesditës do ndiheni shume here me te qete. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe kane për te refuzuar çdo lloj ftese qe do ju behet. Buxhetin vështirë se do e mbani dot te stabilizuar. Mund te kryeni shpenzime te pamenduara.
SHIGJETARI
Nëse kohet e fundit jeta ne çift ju është dukur e mërzitshme dhe e zymte, sot duhet te bëni te pamundurën qe ta ndryshoni atë. Flisni hapur me partnerin dhe ai do ju kuptoje. Beqaret do kenë një dite fantastike dhe te mbushur me takimet qe kane ëndërruar. Buxheti do vazhdoje te jete i mire edhe sot pasi do dini si te shpenzoni duke i bere me kujdes llogarite.
BRICJAPI
Pasioni do ndizet fuqishëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Partneri nuk do reshte se ju surprizuari ne çdo moment. Beqaret duhet te frekuentojnë vende ku ndihen rehat sepse atje kane për te gjetur edhe princin e kaltër. Për financat duhet te përfitoni nga kjo dite e bukur dhe me diell për te rregulluar problemet qe ju kane dale.
UJORI
Do jeni ne humor te shkëlqyer sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do jete e kënaqshme. Mund te bëni edhe humor me njeri-tjetrin dhe me te shkuarën tuaj. Beqaret gjithashtu do kenë një dite me fat dhe mund te realizojnë takimet e ëndërruara. Sektori i financave do ketë me shume nevoje për maturi ne mënyrë qe situata mos dale jashtë kontrollit.
PESHQIT
Jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do ndihen mjaft mire me statusin qe kane dhe nuk do duan te bëjnë aspak ndryshime. Me e mira do jete te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Buxheti do ekuilibrohet mjaft dhe do arrini te bëni edhe disa investime.