• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet e të burgosurve/ Pajisja u fut në burg pas urdhrit në telefon

09:39 : 07/07/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjësit e burgut 302 në kryeqytet dhe burgut të Krujës në lidhje me hyrjen në këto institucione të pajisjes së përgjimeve “IMSI ­Catcher”. Nga dëshmitë e marra prej punonjësve të burgjeve janë mësuar detaje të reja në lidhje me objektin e hetimit.

Njësia Task Forcë në Prokurorinë e kryeqytetit prej fillimit të muajit maj, po zhvillon hetime për shpërdorim detyre në lidhje me futjen ilegale të pajisjes së përgjimit “IMSI­ Catcher” dhe mundësinë e përdorimit të saj brenda territorit të Shqipërisë.

Në vazhdim të hetimeve, organi i akuzës ka marrë informacion për futjen e pajisjes në fjalë në disa burgje, mes të cilave edhe 302-­shi në Tiranë dhe burgu i Fushë-­Krujës. Pas përcaktimit të datave kur ka ndodhur hyrja e makinës ku është montuar pajisja “IMSI Catcher”, Prokuroria ka verifikuar dokumentet për personelin që ka qenë në punë në këtë kohë në hyrje të burgjeve. Këta punonjës janë marrë në pyetje nga Prokuroria dhe kanë dhënë detaje të rëndësishme në lidhje me ngjarjen.

DËSHMITË E PUNONJËSVE

Në dëshmitë e dhëna para prokurorëve, punonjësit e burgut 302 dhe atij të Krujës kanë thënë se makina me pajisjen “IMSI­ Catcher” ka kërkuar të hynte në këto institucione në të gjitha rastet në orët e vona të mbrëmjes.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

“Makina vinte pas orës 22:30 dhe në të gjitha rastet drejtohej nga personi që është prezantuar me emrin Entiol Xhelilaj”, kanë thënë dëshmitarët. Sipas tyre, në makinë në të gjitha rastet kanë qenë edhe dy persona të tjerë që nuk flisnin.

Disa prej punonjësve të burgjeve kanë pohuar se në pjesën e pasme në kabinë kanë parë “një pajisje të ngjashme me laptopin me përmasa pak më të mëdha me ngjyrë të zezë”. Në librat e hyrje­daljeve të burgjeve, të sekuestruar tashmë nga Prokuroria, janë shënuar targat e automjetit, emri i drejtuesit Entiol Xhelilaj, efektiv i Forcës Operacionale dhe qëllimi i hyrjes “për matjen e cilësisë së ajrit”.

Në të gjitha rastet, punonjësit e burgjeve kanë thënë se personat që kanë hyrë me pajisjen nuk kanë pasur urdhra apo autorizim me shkrim, madje kanë bërë debat me ta dhe në fund janë lejuar me urdhra të dhënë në telefon.

HETIMET

Tre zyrtarë dhe punonjës të Policisë së Shtetit janë në hetim nga Prokuroria për “shpërdorim detyre” me futjen e përdorimin ilegal të pajisjes së përgjimeve në Shqipëri. Prokuroria ka gjetur të dhëna për futjen e pajisjes në fjalë në burgun e Peqinit, burgun “Mine Peza” (njohur ndryshe si burgu 302) në Tiranë dhe burgun e Fushë­-Krujës.

Hetimet po vazhdojnë nga ana e Prokurorisë, e cila është në pritje të përgjigjes për letërporosinë e dërguar në Itali. Letërporosia iu nis palës italiane, pasi pajisja e sjellë në Shqipëri nga misioni “Interforce” nuk u sekuestrua dot, pasi ditën e lëshimit të urdhrit automjeti me “IMSI­Catcher” u nxor nga godina e Policisë dhe u dërgua në zyrat e “Interforce”. /Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026
AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
BOTA

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026
AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026
BOTA

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

08:52 : 06/06/2026
Para

Pasojat e Brexit: Hebrenjtë në Britani duan pasaportën gjermane

TË GJITHA

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

08:52 : 06/06/2026

Zgjerimi i BE më 2028? Merz e Macron për përshpejtim procesi

08:44 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş