• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operatorët turistikë në jug: Na kanë rënë prenotimet nga energjia dhe mbeturinat

10:56 : 05/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Vlora, një nga destinacionet kryesore të pushuesve në jug të vendit, duket se nuk do t’i kënaqë dot ata këtë vit. Një nga arsyet kryesore është infrastruktura skandaloze.

“Në këto kushte ku ndodhet turizmi është më mirë që turistët të mos vijnë”, thotë drejtuesi i hotel “Regina” në Radhimë, i cili shprehet tejet i shqetësuar për problemet me infrastrukturën rrugore, papastërtinë, projektin e Lungo Mare-S që duket sikur po mban peng qytetin…

E teksa çdo ditë, mediat ndërkombëtare, tradicionale apo sociale nuk po rreshtin së promovuari Shqipërinë, si destinacioni ende sekret i Europës, falë bukurisë që i ka falur natyra, një tjetër realitet shfaqet kur “zbret me këmbë në tokë”. Probleme që duket se nuk mbarojnë kurrë, që zvarriten vit pas viti e po zgjasin tranzicionin në turizëm, që është gjithmonë në përpjekje për të gjetur busullën për t’u orientuar.

Pritshmëritë ishin të larta (dhe ende shpresohet) për drejtuesit e njësive akomoduese në zonat bregdetare të vendit, por sot nga goja e tyre nuk dëgjon lajme të mira. Ankohen për ndërprerjet e gjata dhe të stërmundimshme të energjisë (Saranda, por edhe Vlora), për papastërtinë dhe mungesën e infrastrukturës e sinjalistikës (Velipoja), por edhe për plazhet që nuk po monitorohen si duhet.

Ankesa kanë edhe për mungesën e cilësisë dhe profesionalizmit në sektorin e shërbimeve.

Lexo edhe:

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

Hotelierët shqiptarë po përballen me fenomene të reja siç është menaxhimi i ofertave, i dhomave, i personave, përgatitja për një sezon më të zgjatur, përgatitja dhe menaxhimi i ofertave gjysmë pension apo pension i plotë, marrëdhënia e një forme të re me tur-operatorët shqiptarë dhe të huaj, etj. Kjo reflekton vonesa në shërbime apo pasaktësi të vogla deri sa këta hotelierë të ambientohen me këtë fenomen të ri.

Sokol Hoxha, drejtues i agjencisë turistike “Shkodra Travel”, thotë se problemet në këtë rajon janë të shumta e ku më shqetësuese është papastërtia, pirgjet e mëdha me mbeturina dhe inerte që nuk po zhvendosen e po ndotin imazhin e një vije bregdetare që llogaritet në 14 kilometra. Sipas z. Hoxha, problematike mbetet edhe situata e infrastrukturës rrugore ku mungon ndriçimi dhe sinjalistika, gjë e cila krijon shqetësim te turistët veçanërisht ata që po e vizitojnë për herë të parë.

Çështja e menaxhimit të plazheve publike është një problem që nuk po merr zgjidhje, duke qenë se sipërmarrjet private po ngurrojnë të investojnë (tarifa për marrjet e plazheve publike me qira është 4,000 lekë/m² në muaj). Sa i përket kërkesës për pushime, z. Hoxha thotë se ato kanë qenë në nivele minimale, ku shifrat kanë qenë veçanërisht negative gjatë qershorit. Drejtuesit e njësive akomoduese parashikojnë njëfarë gjallërimi të kërkesës me përfundimin e muajit të Ramazanit. Ndërsa turistët e nacionaliteteve të ndryshme, sipas drejtuesit të agjencisë “Shkodra Travel”, numërohen me gishtat e dorës, pritshmëritë për ardhjet e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia janë më të ulëta se një vit më parë.

Në lidhje me ardhjen e rusëve përmes Malit të Zi, z. Hoxha thotë se ata janë kryesisht turistë njëditorë, por që kërkojnë standarde dhe shërbim të lartë, e për të cilët vendi ynë nuk i plotëson kushtet.

Në Vlorë, Radhimë a më tej deri në Sarandë, situata është gjithashtu e vështirë. Energjia elektrike mungon për një kohë të gjatë dhe kjo është bërë shkak që shumë pushues të huaj të ndërpresin pushimet. Drejtuesit e hotel “Regina” në Radhimë tregojnë sesi grupe me turistë polakë që kishin prenotuar për qëndrime deri në 7 net, qëndruan vetëm 3 (bëhet fjalë për grupe që llogarisin 600-700 turistë). Mungesa e infrastrukturës është gjithashtu një problem shqetësues për hotelierët e kësaj zone.

Sipas tyre, në qershor, shënuan rënie në rreth 50% dhe pritshmëritë për pjesën tjetër të sezonit nuk janë edhe aq të mbara. “Në këto kushte ku ndodhet turizmi është më mirë që turistët të mos viJnë”, thotë drejtuesi i hotel “Regina” në Radhimë, i cili shprehet tejet i shqetësuar për problemet me infrastrukturën rrugore, papastërtinë, projektin e Lungo Mare-S që duket sikur po mban peng qytetin. Ai thotë se çmimet nuk kanë ndryshuar, madje në qershor ka pasur oferta edhe me rreth 20 euro për person në natë. Pushuesit vendas e zgjedhin rajonin e Vlorës kryesisht gjatë fundjavës, ndërsa numri i shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë është në rënie. Sipas tij, edhe menaxhimi i planeve nga privatët (si qiramarrës) nuk po funksionon për shkak të pengesave që ka nxjerrë zbatimi i projektit të Lungo Mare-s. Me trishtim, drejtuesi i këtij hoteli thotë se Vlora, vetëm destinacion turistik nuk mund të jetë këtë sezon.

Të shqetësuar janë edhe drejtues të hoteleve në qytetin e Sarandës, të cilët shprehen për “Monitor” se numri i turistëve të huaj ka rënë ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, ku shkak kryesor është bërë mungesa e energjisë dhe sasia e madhe e mbeturinave inerte të grumbulluara nga rikonstruksionet në infrastrukturën rrugore. /Lapsi/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025
RAJONI

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025
SHOW BIZ

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025
Para

Art për të shpëtuar detin

TË GJITHA

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com