• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Art për të shpëtuar detin

11:00 : 05/07/2016
në BOTA, KRYESORE, NDRYSHE

Kopshti Zoologjik në Uashington ka rreth 1800 kafshë që u përkasin 300 specieve të ndryshme.

Por gjatë verës vizitorët do të kenë mundësi të shohin edhe skulptura gjigande që theksojnë përmasat serioze të problemit të ndotjes në oqeane, shkruan VOA.

Ekspozia e re titullohet: Sjellë nga Deti: Art për të shpëtuar Detet:

Në hyrje të kopshtit, vizitorët shohin një peshk papagall gjigant. Pak më tutje, një zog deti, një yll deti si dhe skulptura të tjera që të tërheqin vëmendjen.

Por kur i sheh nga afër dallon se skulpturat janë realizuar me lojra plastike, krëhër, tapa shishesh si dhe objekte të tjera të përditshme.

Lexo edhe:

Skandal urban në Tiranë/ Pallati 12-katësh mbi kolektorin kryesor të kanalizimeve, çfarë afere luhet?

Komiteti i Helsinkit: Policia ndërhyri me forcë ndaj protestuesve, duhet respektuar e drejta e tubimit

“Vizitorët që vijnë mendojnë se skulpturat janë relizuar nga objekte plastike të ricikluara, por në fakt janë mbetje që i ka sjellë deti. Sapo e mësojnë këtë fakt, shokohen”, thotë MARIA AMAYA, vullnetare në Kopshtin Zoologjik.

Skulpturat u krijuan nga Angela Haseltine Pozzi me ndihmën e mijëra vullnetarëve për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm. Artistja është drejtore e shoqatës ambjentaliste: Washed Ashore – Sjellë nga Deti:

“Këto janë objekte plastike të mbledhura në brigjet e detit. Kemi zgjedhur nga rreth 18 tonë plehra në një plazh të vogël gjatë gjashtë viteve të fundit. Kjo situatë shihet kudo në botë. Ky është një problem global me ndotjen nga mbetjet plastike”.

Deri tani zonja Pozzi ka krijuar 68 skulptura dhe 17 prej tyre janë vendosur në Kopshtin Zoologjik të Uashingtonit, raporton VOA.

Një skelet është krijuar vetëm me shishe klori, një peshk ka në gojë pantofla plastike dhe qindar shishe uji janë përdorur për të krijuar një kandil deti.

“Kam zgjedhur qëllimisht të përfaqësoj këto kafshë që janë shumë të rrezikuara nga mbetjet e hedhura në det. Materiali plastik shpërbëhet në copëza mikroskopike dhe futet në ushqimin e kafshëve, pra ndikon tek çdo gjë në det”, thotë Angela.

Një studim i ri përllogarit që rreth 8 milionë tonë mbetje plastike hidhen në oqean çdo vit, duke kërcënuar një mori gjallesash detare.

“Objektet plastike me një përdorim janë ndoshta më të dëmshmet. Përdoren për pesë sekonda dhe mbeten në mjedis përgjithmonë. Njerëzit as që mendojnë për këtë fakt”, thotë Angela.

Mesazhi i këtyre skulpturave po përcillet tek vizitorët e të gjitha moshave:

“Së pari duhet të mos lejojmë plehra në bregdet. Nuk duhet të lëmë mbeturina në plazh, por t’i hedhim në koshat e plehrave që të mos i marrë deti e pastaj të gëlltiten nga peshqit. Duhet të riciklojmë,” thotë Ava, nxënëse e klasës së tretë.

“Duhet të tregohemi më të kujdeshëm. Duhet t’u kushtojmë vëmendje shisheve dhe objekteve që përdorim,” thotë Diana Rodriguez, vizitore në kopshtin zoologjik.

Artistja Pozzi shpreson se ekspozita do të ndikojë tek vizitorë në Shtetet e Bashkuara dhe përtej tyre.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal urban në Tiranë/ Pallati 12-katësh mbi kolektorin kryesor të kanalizimeve, çfarë afere luhet?

19:28 : 30/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Helsinkit: Policia ndërhyri me forcë ndaj protestuesve, duhet respektuar e drejta e tubimit

19:09 : 30/06/2026
BOTA

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

19:03 : 30/06/2026
AKTUALITET

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës: Një fëmijë në gjendje kritike, 5 persona të tjerë në operim!

18:42 : 30/06/2026
AKTUALITET

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

18:33 : 30/06/2026
AKTUALITET

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026
Para

Trafik droge me ambulanca në Londër, dënohet me 17 vjet burg shqiptari (FOTO)

TË GJITHA

Skandal urban në Tiranë/ Pallati 12-katësh mbi kolektorin kryesor të kanalizimeve, çfarë afere luhet?

19:28 : 30/06/2026

Komiteti i Helsinkit: Policia ndërhyri me forcë ndaj protestuesve, duhet respektuar e drejta e tubimit

19:09 : 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

19:03 : 30/06/2026

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës: Një fëmijë në gjendje kritike, 5 persona të tjerë në operim!

18:42 : 30/06/2026

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

18:33 : 30/06/2026

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026

“Një fëmijë u rikthye në jetë”, policia sqaron: Viktimë e aksidentit mbeti shoferi, 12 të plagosur

18:09 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetholiganbetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobet