• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një punë konkrete në ditë? Por ja si ambasada ruse zbulon mashtrimin e Erion Veliajt

16:59 : 03/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Një ditë pas dasmës, Erion Veliaj shpërdau në media një kasetë filmike për të treguar se ishte në punë. Në atë kohë, në shtator të 2014-ës ai ishte Ministër i Mirëqënies Sociale dhe pamjet filmike e tregonin në një aktivitet që organizohej në një shkollë të Gjirokastrës.

Në Gjirokastër, në kalanë e qytetit ai zhvilloi edhe ceremoninë e martesës dhe Veliaj tentoi të tregonte se menjëherë sapo ishte zgjuar, pas ceremonisë, i kishte vajtur mendja për punë. Por mediat zbuluan se aktiviteti që u shpërnda me kaseta nga Ministria e Veliajt, ishte regjistruar një javë më parë.

Vesin për të gënjyer opinionin publik dhe zgjedhësit e tij Veliaj nuk e ka lënë as pas ardhjes në bashki, shkruan Lapsi.al.

Në mbyllje të qershorit dhe në fillim të korrikut zyra e tij e shtypit ka shpërndarë thuajse çdo ditë pamje filmike që e tregojnë kryetarin e Bashkisë nëpër takime e inagurime.

Më 29 qershor ai i tregon publikut se gjendet në mes të fëmijëve të një kopështi në Sauk.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Më 30 qershor Veliaj shfaqet me presidentët e gjimnazeve të Tiranës.

Po në këtë datë ai është duke takuar banorë të rrugës 5 Maji, në inagurimin e rikonstruksionit të saj. Pamjet filmike u shpërndanë sërish me kaseta nga zyra e tij e shtypit në Bashki.

Me 1 korrik ai shfaqet në depon e re të ujit në Yzberisht. Edhe filmimet e këtij aktiviteti u shpërndanë nga Bashkia.

E gjithë kjo propagandë ka për qëllim të tregojë se sa i përkushtuar është për Tiranën kryetari.

Por në realitet gjërat nuk janë siç kërkon t’i paraqesë Veliaj. Ndryshe nga sa thotë, më 29 qershor ai nuk gjendej pranë fëmijëve në Sauk; 30 qershor ai gjendej as në takim me presidentët e gjimnazeve dhe as në rrugën “5 Maji” për t’u qarë hallet banorëve, vijon Lapsi. Ai ndodhej në Moskë. E thotë këtë ambasada ruse në Tiranë, në një njoftim zyrtar.

Ambasada sqaron se “më 30 qershor është çelur në Moskë Forumi i VI-të Ndërkombëtar Urban (mosurbanforum.ru), ku po merr pjesë edhe delegacioni shqiptar me në krye Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”.

Dhe sipas ambasadës, Veliaj jo vetëm ka marrë pjesë në këtë aktivitet prej 29 qershorit, por edhe u ka rrëfyer pjesëmarrësve përvojat e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Z. Veliaj ishte ftuar dje në seancën plenare të Forumit me temë “Revolucioni teknologjik. Axhenda për menaxhimin e qyteteve”, ku rrëfeu për përvojën e Bashkisë Tiranë në përmirësimin e infrastrukturës së kryeqytetit shqiptar, si dhe për aplikacionin “Tirana Ime” në veçanti. Në kuadër të Forumit, z. Veliaj mbajti gjithashtu një takim me përfaqësuesit e Unionit të Qyteteve të Rusisë, me të cilët diskutoi mbi vendosjen e bashkëpunimit midis bashkive të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Veliaj ka vijuar me shpërndarjen e kasetave që e tregojnë atë duke i shkuar cep e më cep Tiranës edhe gjatë të shtunës e të dielës.

Përveç mashtrimit të qytetarëve me kasetat e xhiruara më parë, Veliaj e ka mbajtur të fshehtë vizitën në Moskë. Ai nuk ka postuar asnjë foto nga aktiviteti ku ka qenë i ftuar, ndonëse në faqen e tij në Facebook gjen postime të panumërta që e tregojnë atë aktiv dhe të angazhuar në fusha të ndryshme. Nuk ka të dhëna mbi arsyej se përse Veliaj po e fsheh këtë vizitë. Por nuk është çudi që ai t’i shpërndajë pamjet filmike të këtij aktiviteti të mbajtur në Moskë në ndonjë ditë ku nuk do të ketë çfarë të tregojë për Tiranën. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025
Para

F1, Hamilton triumfon në mënyrë spektakolare në Austri, incident me Rosberg

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com