• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 deputetë shpallin nismën për ndryshime kushtetuese, Hafizi: Ja çfarë parashikohet

11:35 : 27/06/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dy deputetët Mimoza Hafizi e Ben Blushi kanë zyrtarizuar sot nismën për ndryshimet kushtetuese, të cilës i janë bashkuar edhe 8 deputetë të spektrit të gjerë.

Ka qenë vetë deputetja Hafizi që e ka bërë të ditur në facebook, ku shkruan se në emrin e një grupi deputetësh, shpall nismën për dy ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e vendit, përmes projektligjit bashkëlidhur, që e ka publikuar në profilin e saj. Zgjedhja e presidentit është një nga pikat kyçe.

“Me amendamentin e parë kushtetues, ne kërkojmë që Presidentin e Republikës t’ia japim popullit”. – shkruan Hafizi, ndërsa shton se një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese.

Në vijim të postimit të saj, Hafizi saktëson se me këtë amendament nuk kërkohet ndryshimi i kompetencave të Presidentit, por vetëm ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së tij.

Ndërkohë në amendamentin e dytë kushtetues, kërkohet që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Hafizi shkruan se me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit.

Lexo edhe:

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

Denoncon PD: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

“Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord. Edhe kur bien dakord, preferojnë ta ndryshojnë kushtetutën vetë, pa pyetur popullin, siç ka ndodhur në vitin 2008. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë”, vijon me tej deputetja socialiste.

Duke u ndalur në debatin për reformën në drejtësi, Hafizi shkruan se populli shqiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces, ndaj edhe me ndryshimin e propozuar popullit i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme.

Në përfundim Hafizi thotë se amendamentet janë përgatitur se bashku mes saj, Arta Daden dhe Ben Blushin, në diskutim me një grup deputetësh të spektrit të gjerë të parlamentit, ndër të cilët Agron Duka, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi Nard Ndoka, Tahir Muhedini, Vangjel Dule. Hafizi vlerëson se këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit.

Ja çfarë shkruan Hafizi:

NISMA PER NDRYSHIME KUSHTETUESE

Kam kënaqësinë që në emrin e një grupi deputetësh, të shpall nismën për dy ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e vendit, përmes projektligjit bashkëlidhur.

Me amendamentin e parë kushtetues, ne kërkojmë që Presidentin e Republikës t’ia japim popullit.

Ka të paktën dhjetë vjet diskutimesh, idesh dhe përpjekjesh në politikën shqiptare dhe në opinionin publik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kompetencave të Presidentit, kërkojmë vetëm ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së tj. Në shumë vende të botës, që nga SHBA e Franca, por edhe Mali i Zi, Turqia, Sllovenia, Serbia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Polonia, Moldavia, Maqedonia, etj., Presidenti i Republikës zgjidhet nga populli.

Me amendamentin e dytë kushtetues, ne kërkojmë që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit. Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord. Edhe kur bien dakord, preferojnë ta ndryshojnë kushtetutën vetë, pa pyetur popullin, siç ka ndodhur në vitin 2008. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë.

Sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces. Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme.

Amendamentet i përgatitëm me Arta Daden dhe Ben Blushin, në diskutim me një grup deputetësh të spektrit të gjerë të parlamentit, të cilët po i rendis në vijim. Vazhdojmë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen.

Besojmë se këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit. Prandaj do i kërkojmë opinionit publik dhe të gjithë qytetarëve të ushtrojnë presion mbi deputetët e tyre për ta mbështetur këtë nismë.

Bërthama e parë e deputetëve propozues (sipas rendit alfabetik)
Agron Duka
Arta Dade
Ben Blushi
Dashamir Shehi
Eduard Selami
Luljeta Arapi
Mimoza Hafizi
Nard Ndoka
Tahir Muhedini
Vangjel Dule

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

11:05 : 07/06/2026
AKTUALITET

Denoncon PD: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

10:49 : 07/06/2026
AKTUALITET

Shpërndanin drogë në zonën e “Tiranës së Re”, arrestohen dy persona. Sekuestrohet 1 kg heroinë

10:34 : 07/06/2026
SPORT

“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

10:27 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Projekti në Zvërnec do bëhet patjetër”/ Rama: PS shpëtoi flamingot, 10 vite më parë haheshin

10:09 : 07/06/2026
AKTUALITET

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026
Para

Ndodh në Shqipëri! OSHEE: Jugu pa drita deri në 30 qershor

TË GJITHA

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

11:05 : 07/06/2026

Denoncon PD: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

10:49 : 07/06/2026

Shpërndanin drogë në zonën e “Tiranës së Re”, arrestohen dy persona. Sekuestrohet 1 kg heroinë

10:34 : 07/06/2026

“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

10:27 : 07/06/2026

“Projekti në Zvërnec do bëhet patjetër”/ Rama: PS shpëtoi flamingot, 10 vite më parë haheshin

10:09 : 07/06/2026

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

09:37 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom