• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Romët: Si po na merr bukën e gojës trusti i plehrave

15:45 : 17/06/2016
në SOCIALE

Në orën 11:00 të paradites së të shtunës u përballa me të ndërsa gjendej mbi një kosh mbeturinash, në zonën e ish-Bllokut. Puna e tij: Mbledhja e kanoçeve. Në orën 14:37, në pikun e vapës, e takova sërish, fare rastësisht, përpara Ministrisë së Drejtësisë ndërsa pedalonte biçikletën për të mbërritur në rrugën “Mine Peza”.

“Policia më ka ndaluar të mbledh kanoçe, por s’kam për të ndaluar kurrë. Kjo është e vetmja rrugë për të jetuar dhe për të rritur fëmijët. Ndryshe ata do të vdesin”, thotë Romeo Drizari, 32 vjeç. “Basha do që ne të mos mbledhim kanoçe, po në rast se nuk bëj këtë punë, çfarë mund të bëj tjetër. Kush tjetër më ofron punë për të mbajtur gjallë familjen time”, thotë Romeo, i cili ka 8 vjet që mbledh kanoçe. Madje, ai shtoi se përplasja me policinë bashkiake ka degraduar më tej, pasi janë sharë, goditur dhe kërcënuar me jetën e fëmijëve, në rast se nuk do të heqin dorë nga mbledhja e kanoçeve apo mjeteve të tjera të riciklueshme.

“Javën e kaluar, të enjten, isha në zonën e ish-Bllokut mbi një kosh plehrash, duke kërkuar për kanoçe. Për fat atë ditë kishte shumë kanoçe, kështu që mendova se me ato që do mblidhja, do shkoja direkt në shtëpi, sepse të gjitha bashkë vlenin sa dy apo tre rrugë që bëj çdo ditë. Pasi mbarova punë në një nga koshat, u futa te tjetri, kur erdhën policët dhe më kërkuan të largohesha. I thashë që nuk iki pa mbaruar punë, se më duhet të ushqej fëmijët. Më nxorën me forcë, më shanë dhe më morën arkat që kisha mbushur me kanoçe, gjithë puna e asaj dite shkoi dëm, pastaj i gjuajtën me shkelm biçikletës dhe ikën”, tregon Romeo.

Romet-mbledhesi-i-kanoceve Komuniteti-Rom-5 Komuniteti-Rom-7 Komuniteti-Rom-8 Komuniteti-Rom-1 Komuniteti-Rom-2

Ai thotë se, edhe pas asaj dite, ka vazhduar të kryejë aktivitetin e tij të përditshëm, madje këmbëngul se nuk do të ndalet përpara asgjëje. “Jemi njerëz, duam të jetojmë si gjithë të tjerët, ndërsa ata janë kafshë, nuk na lejojnë të jetojmë. Sa mirë i rrisin ata fëmijët e tyre, po ne pse jo. Ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë punë, se as mua nuk më pëlqen të futem në koshat e plehrave. Do doja një punë tjetër, por nuk më afron askush. Njerëzit janë racistë, s’na afrojnë, kanë merak nga ne”, shprehet Romeo. Për vite me radhë, romët nuk janë lejuar asnjëherë të ushtrojnë mbledhjen e kanoçeve apo plastikeve në koshat e mbeturinave, por së fundmi, bashkia ka lëshuar urdhër të prerë për t’i ndaluar ata, pasi sipas tyre, ndotin qytetin duke i përhapur mbeturinat në rrugë. Kështu, nisur nga ky vendim i formës së prerë, ata kanë konfiskuar biçikleta dhe arka, duke i konsideruar ato si “armë krimi”.

Lexo edhe:

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

Konflikti

Konfiskimi i kanoçeve apo materialeve të tjera të riciklueshme nga policët bashkiakë më datë 9 korrik, nxiti reagime të ashpra në radhët e komunitetit rom. Ata kundërshtojnë vendimin e bashkisë së kryeqytetit, pasi mbledhja e kanoçeve është e vetmja mënyrë jetese, ajo që u siguron bukën e përditshme. Romët kanë rrethuar bashkinë e kryeqytetit, prej dy ditësh, duke i kërkuar me forcë kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, të tërheqë urdhrin për të penguar mbledhjen e kanoçeve apo mbetje të tjera që gjejnë në kazanët e plehrave, si në periferi ashtu edhe në qendër të qytetit. “S’mund të na ndalojnë të mbledhim kanoçe dhe plastiket, sepse ne prej atyre hamë bukë, mbajmë frymën gjallë. Na kanë marrë të gjitha karrocat dhe biçikletat. S’na lënë të marrim asnjë kanoçe. Na shtyjnë me forcë. Nuk na lejojnë as t’u afrohemi koshave. Kjo është e padrejtë. Kam dëgjuar që ne po pengohemi, sepse Basha do që mbeturinat t’ia japë me koncesion një firme private që e ka kunati i tij. Jo vetëm që po na heqin bukën e gojës, por po përdorin dhunë ndaj nesh”, shpjegoi një zonjë rome, gjatë protestës që po zhvillonin më datë 9 korrik, përpara dyerve të Bashkisë së Tiranës.

Jeta e përditshme

Romeo Drizari është 32 vjeç, nga Elbasani, me banim prej 8 vjetësh në Tiranë, babai i dy vajzave, ndërsa është në pritje të një fëmije të tretë, gjininë e të cilit nuk e di ende, ndërsa shpreson që të jetë djalë. Mbledhja e kanoçeve në lagjet më në zë të kryeqytetit, është puna e tij e përditshme. Ajo i mban frymën gjallë 5 pjesëtarëve të familjes, që bashkë me të bëhen 6. Ai jeton në një shtëpi përdhese, të ndërtuar rishtazi me beton nga një familje e cila ka zaptuar këtë pjesë toke, në stacionin e fundit të Tiranës së Re, tek Uzina Dinamo. Ai jeton në një dhomë e kuzhinë me bashkëshorten, dy fëmijët, nënën e tij dhe motrën, 20 vjeçe, ndërsa tregon se është i vetmi krah pune në shtëpi, ai pa të cilin asnjë nuk do të arrinte t’i mbijetonte së përditshmes.

“Kam lindur e jam rritur në Elbasan. Jetova 4 vjet në Greqi, ku bëra një kurs për bukëpjekës. Kur u ktheva nga Greqia në Elbasan, për shkak se m’u dogjën letrat, punova në dy furra buke, por pastaj më hoqën. Që atëherë s’e kam bërë më këtë punë, kështu që zgjodha të mbledh kanoçe se s’kam rrugëdalje tjetër”, rrëfen Romeo. Ai ka përfunduar arsimin 8-vjeçar në Elbasan, më pas është fejuar, martuar dhe është bërë me fëmijë, pasi siç tregon vetë ai, një nga ritet e këtij komuniteti është fejesa e martesa në moshë të re. “Duke qenë se gjërat shkuan keq edhe në Elbasan erdha në Tiranë ku mbledh kanoçe çdo ditë në lagje të ndryshme të Tiranës, më shumë tek ish-Blloku. Bëj mesatarisht dy apo tre rrugë në ditë, varet. Duhet të paktën të fitoj 10 mijë lekë të vjetra në ditë, se përveçse duhet të hamë, paguaj 50 mijë lekë të vjetra për qiranë e shtëpisë, se ndryshe na nxjerrin jashtë”, thotë 32-vjeçari. Ai rrëfen se 1 kg kanoçe kushton 800 lekë të vjetra, ndërsa përpara dy vjetësh, shitej me 1 mijë lekë të vjetra./ Shqip

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

15:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025
SPORT

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Dakun, zbulohen detajet e kontratës me Zenitin

15:36 : 12/06/2025
BOTA

Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin ajror me 244 viktima në Indi

15:26 : 12/06/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

15:21 : 12/06/2025
AKTUALITET

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

15:02 : 12/06/2025
Para

Kundër martesave homoseksuale, Forumi Mysliman:Do propozojmë referendum

TË GJITHA

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

15:47 : 12/06/2025

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Dakun, zbulohen detajet e kontratës me Zenitin

15:36 : 12/06/2025

Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin ajror me 244 viktima në Indi

15:26 : 12/06/2025

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

15:21 : 12/06/2025

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

15:02 : 12/06/2025

Situatë alarmante me vetëvrasjet e të rinjëve/ Një 28-vjeçar gjendet i varur në Fier

15:00 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com