Komuniteti LGBTI në Shqipëri ka shprehur pikëllim për sulmin e urrejtjes në Orlando të SHBA-së, ku vdiqën 49 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Ata kanë përzgjedhur Sheshin “Nënë Tereza” ku kanë ndezur qirinj në shenjë kujtimi ndaj tyre.
Komuniteti dënoi dhunën dhe kërkoi respektim të personave LGBTI si pjesë e gjerë e të drejtave të njeriut.
E cilësuar si më brutalja në historinë e SHBA, masakra në lokalin e natës “Pulse”, që u drejtua kryesisht ndaj komunitetit LGBTI, shokoi opinionin publik mbarëbotërorë. Autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e motiveve të të dyshuarit Omar Mateen.
![Anetare te Aleances LGBT dhe ProLGBT, gjate nje tubimi solidariteti, per viktimat e tragjedise se Orlandos, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes./r/n/r/nMembers of the LGBT Alliance and ProLGBT, during a rally solidarity for the victims of the tragedy of Orlando in United States of America.](https://boldnews.al/wp-content/uploads/2016/06/lgtb-300x186.jpg)