• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

INSTAT: Ulet papunësia në tremujorin e parë të 2016 arrin 16.6 %

18:45 : 13/06/2016
në EKONOMI

Në tremujorin e parë të vitit 2016, sipas Anketës së Forcave të Punës, individët që janë aktivë në tregun e punës përbëjnë 65,9 % të saj, ndërsa ata ekonomikisht jo aktivë janë 34,1 % të popullsisë.

Në tremujorin e parë 2016, shkalla e papunësisë është 16,6 %, duke shënuar një ulje prej 0,74 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2015.
INSTAT tregon se punësimi shfaq një tendencë rritjeje si në terma vjetorë ashtu dhe në terma tremujorë. Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 5,2 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, punësimi u rrit me 2,1 %.

Punësimi
Në tremujorin e parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15¬64 vjeç është 65,9 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58,2 % ndërsa për meshkujt 73,4 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës u rrit me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15¬29 vjeç është 46,2 %. Shkalla e punësimit së të rinjve është 32,1 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 75,4 %.

Shkalla e punësimit për këtë grup¬moshë është 65,7 %. Gjatë tremujorit të parë 2016, 39,5 % e të punësuarve të moshës 15¬ 64 vjeç janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 24,2 % e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme). Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) përbën 16,6 % të punësimit total të grup¬moshës 15¬64 vjeç.

Të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 9,8 % së të punësuarve 15¬64 vjeç. Krahasuar me tremujorin pararendës, punësimi gjithsej u rrit me 2,1 %. Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë nga tremujori i katërt 2015 në tremujorin e parë 2016 është: 3,6 % në sektorin e bujqësisë; 2,1 % në sektorin e shërbimeve. Ndërsa në sektorin e industrisë ka një rënie të lehtë të numrit të të punësuarve prej 0,1 %. Në terma vjetorë, punësimi për popullsinë 15 vjet e lart u rrit me 15,5 % në sektorin e industrisë (industri nxjerrëse, industri përpunuese, ndërtim dhe industri të tjera); me 6 % në sektorin e shërbimeve dhe me 0,7 % në sektorin e bujqësisë.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, në grup¬moshën 15¬64 vjeç, pesha që zënë në punësimin total të punësuarit me pagë është 41,3 %. Të vetë¬punësuarit (punëdhënës ose të vetë¬punësuar pa të punësuar të tjerë me pagë) përbëjnë 33,5 % të të punësuarve në tërësi, ndërsa punëtorët pa pagesë të familjes përbëjnë 25,2 % të punësimit total. Shkalla e punësimit (grup¬mosha 15¬64 vjeç) është më e lartë për të punësuarit me arsim të lartë (64,4 %) dhe ata me arsim profesional (63 %). Po të analizojmë të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë për personat me arsim të mesëm profesional me 63 %, kjo krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme me 52,3 %. Pesha që zënë të punësuarit me pagë rritet me rritjen e nivelit arsimor. Nga të punësuarit me arsim të lartë 85,3 % janë të punësuar me pagë dhe vetëm 3,1 % janë të punësuar si punëtorë pa pagesë të familjes. Tek të punësuarit me arsim të mesëm profesional përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 42,8 % ndërsa tek të punësuarit me arsim të mesëm të përgjithshëm përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 48,7 %.

Papunësia
Shkalla e papunësisë për popullsinë 15¬74 vjeç është 16,6 %. Krahasuar me tremujorin e pararendës, shkalla e papunësisë ka pësuar një rënie prej 0,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, shkalla e papunësisë në tremujorin e parë 2016 u ul me 0,7 pikë përqindje. Për popullsinë e moshës 15¬64 vjeç shkalla e papunësisë në tremujorin e parë 2016 është 16,9 %. Për meshkujt e kësaj grup¬moshë, shkalla e papunësisë është 17,8 % dhe për femrat 15,8 %. Krahasuar me tremujorin pararendës, në tremujorin e parë 2016, pati një rënie me 1 pikë përqindje të shkallës së papunësisë për femrat e moshës 15¬64 vjeç. Gjatë tremujorit të parë 2016 për të rinjtë e moshës 15¬29 vjeç shkalla e papunësisë është 30,4 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Edhe në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Kështu krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2016 ka rënë me 3,7 pikë përqindje. Për popullsinë 30¬64 vjeç në tremujorin e parë 2015 shkalla e papunësisë është 12,9 %. Krahasuar me tremujorin pararendës pati një rënie të lehtë me 0,2 pikë përqindje, ndërsa në terma vjetorë ka një rritje prej 0,9 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive
Gjatë tremujorit të parë 2016, popullsia e moshës 15¬64 vjeç ekonomikisht jo aktive përbën 34,1 % të popullsisë së kësaj grupmoshe. 17,2 % e popullsisë ekonomikisht jo aktive e moshës 15¬64 vjeç është duke përmbushur detyrat shtëpiake. Nga ATFP rezulton se 13 % e popullsisë ekonomikisht jo¬aktive e moshës 15¬64 vjeç janë në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,4 % janë në paaftësi të përhershme. Një në dhjetë persona të moshës 15¬64 vjeç të klasifikuar si ekonomikisht jo¬aktivë janë të papunë të dekurajuar. Të rinjtë e moshës 15¬29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,9 % të të rinjve ekonomikisht jo aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15¬29 vjeç ekonomikisht jo aktivë, 6,9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar (nga 9,1 % që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2015). Në popullsinë e moshës 30¬64 vjeç ky grup përbën 15,2 % të popullsisë ekonomikisht jo aktive të kësaj grup-moshe. MONITOR

Lajme të lidhura

BOTA

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

13:37 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025
Lajmet e Dites

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025
AKTUALITET

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025
Para

Në fundjavë mbërrin vala e parë e të nxehtit afrikan

TË GJITHA

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

13:37 : 13/06/2025

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com