• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Momenti historik i Hillary Clintonit, siguron nominimin e Demokratëve (VIDEO)

13:39 : 07/06/2016
në BOTA

Hillary Clinton ka siguruar emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Clinton ka arritur numrin e kërkuar të delegatëve – 2,383 – pas fitores së madhe në zgjedhjet paraprake në Puerto Riko dhe mbështetjes së super-delegatëve.

Super-delegatët janë zyrtarë ose ish-zyrtarë të partisë, të cilët mund të shprehin mbështetjen e tyre për një kandidat përpara Konventës së Partisë, por nuk votojnë zyrtarisht deri në konventë.

Rivali i zonjës Clinton, Bernie Sanders, ka thënë se gara nuk përfundon këtu dhe se ai do të vazhdojë luftën për emërim në Konventën e Partisë Demokratike në muajin korrik.

Sipas analistëve, emërimi i zonjës Clinton do të jetë historik, pasi ajo do të jetë kandidatja e parë femër për Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

Menjëherë pas daljes së lajmit nga agjencia amerikane Associated Press, Clinton u ka thënë mbështetësve të saj në Kaliforni se “jemi në prag të një momenti historik dhe të paparë”, porse puna duhet të vazhdojë.

“Kemi gjashtë palë zgjedhje përpara dhe do të luftojmë për çdo votë, sidomos këtu në Kaliforni”, ka thënë Clinton.

Sot, Partia Demokratike mban zgjedhjet paraprake në gjashtë shtetet e fundit: Montana, Nju Xhërsi, Nju Meksiko, Dakota Veriore dhe Dakota Jugore. Uashingtoni, ndërkaq, mbetet për javën e ardhshme.

Numri më i madh i delegatëve është në Kaliforni, shtetin më të populluar të SHBA-së.

Nëse Clinton fiton bindshëm Shtetin e Artë, ajo do t’i shkatërronte të gjitha shanset e Sandersit që të rrotullojë garën dhe të fitojë nominimin në konventën e partisë në muajin korrik.

Për t’u nominuar, kandidati duhet të fitojë shumicën e delegatëve, të cilët pastaj ndjekin konventën e partisë, ku zgjidhet zyrtarisht kandidati për zgjedhjet e nëntorit.

Nga 44 shtete që kanë mbajtur votimet paraprake, Sanders ka fituar 20 – një numër i konsiderueshëm. Por, Clinton ka fituar në shtete me popullsi më të mëdha, andaj ka edhe më shumë delegatë.

Në kampin republikan, miliarderi Donald Trump ka siguruar tashmë nominimin, pasi ka fituar vota të mjaftueshme në zgjedhjet paraprake.

Pritet që shumë shpejt presidenti aktual, Barack Obama, të dalë publikisht për të përkrahur Clintonin dhe për ta sulmuar Trumpin.

President i parë i Amerikës së pavarur në vitin 1789 është zgjedhur George Washington. Atë e kanë pasuar 44 presidentë burra – 43 prej tyre të bardhë. Zgjedhja e Clintonit, e cila ka shërbyer si Zonjë e Parë, senatore nga Nju Jorku dhe sekretare e shtetit, do të ishte historike.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025
BOTA

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025
BOTA

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
BOTA

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
Para

Vazhdon operacioni i Prokurorisë, sekuestrohen kompjuterë e materiale në Policinë e Shtetit

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com