Armina Melvani e dashura e Shkëlzen Berishës ka festuar ditëlindjen e 25- të të saj. Gjithçka ka qenë e shoqëruar me supriza gjatë gjithë mbrëmjes që kishte organizuar i dashuri i saj Shkëlzeni.
Fishekzjarre, lule, të ftuar të shumtë, kërcime si dhe premtime të dashurisë së tyre.
Ditëlindja luksoze, ku duket se ka kushtuar mbi 100 mijë euro, është shoqëruar dhe nga një fjalim përbetues i Arminës për Shkëlzenin, për dashuri deri në vdekje. Blogeri Olti Curri ka postuar këto foto nga ditëlindja e saj ku duket Armina e shtrirw mes luleve dhe Shkëlzeni duke e parë lumturinë e saj.
















