• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Para pa punuar? Utopia zvicerane ngacmon edhe gjermanët

17:00 : 05/06/2016
në BOTA

Të dielën zviceranët votuan me shumicë kundër një të ardhur mujore pa kushte. Po debati ndez edhe Gjermaninë. Gjithnjë e më shumë vetë duan që qeveria gjermane të trajtojë këtë temë.

Me shumicë të qartë votuan zviceranët të dielën (05.06), kundër të ardhurës mujore pa kushte. 78% kundër, 22% pro. Vendimi i qartë: Por debati nuk zhvillohet vetëm në Zvicër. Edhe vende të tjera duan të bëjnë eksperimente të tilla, ideja ekziston edhe në Gjermani. Çfarë do të bëje ti nëse për të ardhurën tënde mujore mendon dikush tjetër?

Të dielën e shkuar një banderolë 400 metra e gjatë e shkruar në anglisht qëndroi e varur për disa orë në Rrugën 17 Qershori në Berlin. Aksioni synonte të zgjonte vëmendjen në Gjermani për një të ardhur mujore bazë edhe pa punuar.

Partia konservatore gjermane, CDU nuk e ka pranuar deri më tani idenë që Zvicra e hodhi në referendum, edhe pse ka përkrahës në radhët e saj. Por „Rrjeti rrogë bazë“ ka dorëzuar një peticion me 109.000 firma.

Projekte pilot në Gjermani
Ideja e një të ardhure bazë pa kushte është e thjeshtë: Çdo qytetar merr rregullisht një kontribut të përcaktuar mujor –pa punuar. Sipas ithtarëve të kësaj ideje, njerëzit do të angazhoheshin më shumë, nëse do ta kishin të sigurtë rrogën bazë dhe do të bëheshin kreativë për gjërat, që vërtet duan të bëjnë. Si shembull për këtë është Christophi, një nga fituesit e iniciativës gjermane “Rroga ime bazë”, e krijuar me mbledhje fondesh dhe që u ka siguruar disa aplikuesve një vit rresht një të ardhur 1000 Euro në muaj.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Ai shkruan në faqen e tij online, se ai u largua nga puna në një Call-Center dhe falë të ardhurës mujore ka filluar shkollimin professional si edukator. Që nga fillimi i projektit në korrik 2014 janë ofruar 43 të ardhura mujore bazë. Por efekti nuk mund të barazohet me aplikimin e projektit për një kohë të gjatë.

Debat i ndezur në Gjermani
Ide të tilla ka pasur gjithmonë në Gjermani. Edhe modeli “Althaus”, sipas politikanit të CDU-së, Dieter Althaus synonte në vitin 2006 t’i ofronte çdo qytetari mundësinë e një të ardhure 800 Euro në muaj. Një projekt të tillë të mëparshëm e kishte propozuar Universiteti i Ulmit që në vitin 1996. Por idetë humbën në kohë pa ndonjë efekt. Frika se njerëzit nuk do të punonin më ishte më e madhe.

Por sipas anëtarit të rrjetit, Ronald Blaschke, modeli Althaus ishte një model i të ardhurës mujore bazë, sipas nivelit të asistencës sociale, “Hartz IV”, që është e ulët. “Ne orientohemi me kufirin e varfërisë, në lidhje me sigurimin e ekzistencës bazë dhe kjo bazuar në vitin 2016 kap kufirin e 1000 Eurove neto. Nga ana tjetër kësaj i shtohet edhe sigurimi shëndetësor. Për këtë shteti ka nevojë për shumë para. Gjithçka lidhet me rishpërndarjen e parasë”, mendon Blaschke.

Modele të shumta financimi
Ekonomistët mendojnë ndryshe. Heiner Flassbeck, ish-sekretar shteti në Ministrinë e Financave shkruan në librin “Gabimi-E ardhur bazë” se “zbatimi i një të ardhure mujore bazë për këdo edhe pa punuar do të thoshte dyfishin e të ardhurave nga tatimet. Po qe se këtë e bën edhe pa kushte, atëherë kjo nënkupton trefishin e tatimit.” Efektet e një rishpërndarjeje të tillë do të ishin të paparashikueshme, thotë ekonomisti

Flassbeck. Rrjeti i të ardhurës mujore bazë ka publikuar disa modele financimi, por anëtari i tij Blaschke në intervistë me DW nuk do të fiksohet tek asnjë model.

Dominon pasiguria
Një argument tjetër i kritikëve është se këtë nuk e mundëson as kapaciteti ekonomik. “Njerëzve u jepet formalisht mundësia të punojnë një të tretën më pak,” thotë Flassbeck. “Po qe se ata punojnë tre herë më pak, atëherë nuk mund të arrijmë atë kapacitet ekonomik që duhet për të financuar këtë ide.” Tjetra është edhe frika e rritjes së ekonomisë informale. Por sipas anketimeve, thotë Blaschke, e kundërta është e vërtetë. “ Njerëzit do të vazhdonin të punonin. “E vërteta është se me 1000 Euro bazë, atëherë mund të kesh më shumë kohë të lirë, më shumë kohë për familje dhe angazhim shoqëror.”

Të dyja palët bazohen në spekulime, sepse një projekt i tillë nuk është zbatuar ndonjëherë në përmasa të mëdha. Disa vende po eksperimentojnë. Në Holandë po testohet në Utrecht efekti i të ardhurës bazë tek marrësit e ndihmës sociale. Edhe Finlanda planifikon një projekt të tillë për vitin 2017. Interesi i qytetarëve europianë është i madh.

Sipas një sondazhi të Institutit të Marketingut, Dalia Research, 64% e të anketuarve pohuan se do të votonin për një të ardhur mujore bazë pa kushte. Fakti pse shumë vende e trajtojnë këtë temë tani, lidhet me transformimet shoqërore në epokën e digjitalizimit, thotë Blaschke. Digjitalizimi po e ndryshon botën e punës.

“Përmes digjitalizimit ne mund të jemi më të qetë, por shtrohet pyetja si do të veprojë shoqëria me një të ardhur bazë. Prandaj kemi nevojë për një mekanizëm shpërndarës.” Blaschke thotë se qeveria gjermane do të merret me këtë temë në legjislaturat e ardhshme. “Ne nuk do të heqim dorë”, theksoi ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Një objekt misterioz shihet në hënë (VIDEO)

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş