Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë është shkarkuar me anë të një vendimi qeverie, të firmosur nga kryeministri Edi Rama.
Ky reagim i qeverisë vjen pas publikimit të video skandalit, ku kryetari i kërkon vajzës 20 vjeçare favore seksuale me qëllim për t’i rritur rrogën. Videoja u publikua në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipit sot ne Ora News.