• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Qeveria shpërblen Carlo Bollinon, i jep biznesin e Bunkart

18:27 : 11/04/2016
në INVESTIGIME

Qeveria shqiptare ka lidhur një kontratë qiraje me një OJF të quajtur ‘Qendra URA’,  dhe i ka kaluar kësaj të fundit në administrim veprën e famshme të BunkArt, ish-bunkerin për mbrojtje atomike që në vitin 2014 u shndërrua në një muze turistik.

Siç sugjerojnë të dhënat e vetë OJF-së ‘Qendra URA’, kjo OJF drejtohet nga zonjat Admirina Peçi- kërkuese historike dhe Irma Gordani-Financiere.

Zonja Peçi është redaktore në median Report-Shqiptarja.com të biznesmenit italian Carlo Bollino, ndërsa znj.Gordani ka qenë përfaqësuese ligjore e televizionit të Bollinos.

HashtagAL kontaktoi Ministrinë e Kulturës për të marrë më tepër të dhëna lidhur me kontratën në fjalë, por nga kjo ministri na u tha se nuk kishte asnjë lidhje me kontratën.

Më pas kontaktuam Ministrinë e Mbrojtjes, këta të fundit kërkuan kohë për t’u interesuar në lidhje me detajet e kontratës pa specifikuar nëse kontrata ishte lidhur ose jo me këtë ministri.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Më pas HashtagAL kontaktoi me OJF-në “Qendra URA”, duke kërkuar specifikime mbi këtë kontratë për administrimin si biznes të BunkArt, OJF-ja premtoi një përgjigje pa lënë afate.

Historia e BunkArt nis në vitin 2014 kur një projekt i përbashkët 3-mujor i Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Mbrojtjes akordoi 100 mijë dollarë për shndërrimin në muze turistik të ish-bunkerit atomik.

Kompania që realizoi asokohe punimet ishte ‘Spazio Eventi Albania’, kjo kompani ishte e lidhur me biznesmenin italian Bollino.

Nga janari 2015 deri në Marsin e vitit 2016, BunkArt-i u administrua nga Ministria e Mbrojtjes. Por në muajin Mars 2016, administrimi i ka kaluar OJF-së së kontrolluar nga Bollino, ‘Qendra URA’.

Madje të dhënat sugjerojnë se Bollino në muajt Janar-Shkurt 2016 ka acaruar marrëdhëniet me qeverinë Rama.

Gazeta e tij Shqiptarja.com nisi një seri artikujsh ofensivë sidomos për ndërtimin tek Liqeni të një pallati që dyshohet si i biznesmenit Samir Mane, Bollino nisi të thumbonte edhe kryebashkiakun Veliaj për çështjen e taksave të bizneseve.

Në muajin Mars, sulmet e Bollinos janë ndalur si me komandë, madje vetë Bollino në këtë kohë bëri një editorial ku e quante protestestën tek Parku i Liqenit si një protestë hipokrite.

Duket se z.Bollino ka të tjera ide se si duhet të jetë shoqëria civile, përshembull OJF-ja e kontrolluar prej njerëzve të tij, ‘Qendra Ura’, ka marrë së fundmi biznesin turistik të BunkArt, por

rezulton se kjo OJF ka fituar dhe dy projekte të tjera në AMSHC me fondet e qeverisë.

Kalimi i BunkArt në administrim privat ka qenë një operacion i kryer në mungesë të plotë transparence dhe i pashpallur nga autoritetet publike, siç ligji e kërkon. Nuk ofrohet asnjë e dhënë nëse ka pasur garë për këtë kontratë.

Në muajin Mars, në faqen zyrtare të BunkArt në Facebook, pas një viti mungese aktiviteti, nisën postimet e para.

Bëhej thirrje për të rekrutuar vajza të reja që do të shërbenin për administrimin e BunkArt si dhe u paraqitën çmimet e vizitave për turistët, ku biletat variojnë nga 150 lekë deri në 500 lekë.

Duket se BunkArt, nga një simbol i shndërrimit të bunkerit atomik në qendër turistike, po kthehet në simbol të shndërrimit të një projekti kombëtar në marifet për të kapur median dhe për të favorizuar botuesit mediatikë si z.Bollino. /Hashtag/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para

Dukesha “vuan” për të kontrolluar fustanin e saj

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com