• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLD propozon 4 gjyqtarë në Shkodër e Durrës, inspektim në Gjykatën e Vlorës

16:35 : 11/04/2016
në AKTUALITET

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka propozuar sot emërimin e 4 gjyqtarëve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Shkodrës dhe Durrësit. Po kështu në mbledhjen e sotme, KLD vendosi për inspektim në gjykatën e Vlorës pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani i nisur nga deklaratat e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mbledhja nisi me shqyrtimin dhe miratimin e strukturës së posaçme për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe të Vendimit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të Kuvendit të Shqipërisë.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli miratoi kërkesën për autorizimin për mësimdhënie, për gjyqtarin, z. Florjan Kalaja, si dhe shpalli një vend vakant për inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas emërimit në Gjykatën Administrative të Apelit, të një inspektori.

Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 2 (dy) vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe 2 (dy) vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve znj. Hajrie Muçmata dhe z. Aleks Nikolli në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe të gjyqtarëve znj. Anita Mici dhe z. Arben Vrioni në Gjykatën e Apelit Durrës.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli diskutoi mbi informacionin në lidhje me shqyrtimin gjyqësor për konstatimin e humbjes së efekteve të masës së sigurimit për shtetasin D.K.” të Prokurorit të Përgjithshëm, ku në përfundim të këtij diskutimi, me dakortësi edhe të ministrit të Drejtësisë, vendosi që të priten rezultatet e inspektimit të ndërmarrë për këtë çështje nga ministria e Drejtësisë.

Lexo edhe:

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

I dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Anglia, Mikel Hoxha

Më tej anëtarët shqyrtuan kërkesën e ministrit të Drejtësisë për përfshirje në rendin e ditës në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të një inspektimi tematik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke marrë shkas nga shqetësimi i bërë publik nga ministri i Punëve të Brendshme për vendimin e një gjyqtari pranë kësaj gjykate. Pas diskutimeve u ra dakord kryerja e inspektimit tematik të përbashkët midis Inspektoratit të KLD-së dhe të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me, respektimin e afateve të gjykimit, për dy vitet e fundit, të çështjeve gjyqësore që kanë të bëjnë me pronat, ashtu si dhe lidhur me masat e sigurimit personal.

Gjithashtu, në përputhje me rendin e ditës, Këshilli vendosi realizimin e një inspektimi tematik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës në lidhje me shpejtësinë në gjykimin e çështjeve.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

(Boldnews)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

I dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Anglia, Mikel Hoxha

10:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

09:37 : 08/11/2025
Para

Hiqet kontrolli i 2-fishtë kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

TË GJITHA

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025

I dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Anglia, Mikel Hoxha

10:37 : 08/11/2025

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

09:37 : 08/11/2025

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com