Gjykata e Durrësit ka lënë në burg kujdestaren e Shtëpisë së Foshnjës në Durrës, Dafina Fama, e cila akuzohet për keqtrajtim të vogëlushit 3-vjeçar.
Avokatja e saj e ka quajtur të paligjshëm arrestimin, ndërsa vetë kujdestarja nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se nuk e ka dhunuar vogëlushin.
Rasti i 3-vjeçarit u bë publik në emisionin investigativ “Stop”, ku u shfaqën edhe pamjet e vogëlushit me shenja të qarta dhune në fytyrë.