Arratisje si në filma, ja si i shpëton shqiptari policisë italiane

Policia italiane ishte angazhuar në një aksion për kapjen e një shqiptari në Itali por nuk ka mundur pasi i ka ikur nga çatia e shtëpisë.

30­- vjeçari shqiptar ka realizuar një arratisje spektakolare ndërsa po ndiqej nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në Cagliari në provincën Setu. Forcat e policisë italiane ishin angazhuar në një operacion për armë dhe në momentin që po mësynin banesën e shqiptarit, ai u arratis. Mësohet se i riu ndiqej nga policia për shkak se kishte kryer një lidhje të paligjshme për furnizimin me energji elektrike dhe ujë

LEXO EDHE  Goditja/ Berisha e kthen batutën ‘do hani bar’ kundër Yuri Kim

30­vjeçari jetonte me qira u ngjit mbi çati dhe arriti i ikte karabinierëve. Pas një ndjekjeje të gjatë, policia humbi gjurmët e shqiptarët. Ndërsa për kontrollit në apartament, ata nuk gjetën asnjë armë. Nga verifikimet rezultoi se në fakt, shqiptari ia kishte mbathur për shkak se Policia po vazhdon hetimet për të verifikuar nëse lidhja e paligjshme është kryer nga shqiptari i arratisur apo zonja që kishte dhënë banesën me qira. Kjo e fundit u vu në pranga.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here