• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Transferohet vëllai i deputetit i dënuar me 38 vjet burg në Itali

11:25 : 30/03/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Vëllai i deputetit Mhill Fufi, aktualisht i arrestuar dhe i dënuar fillimisht me 38 vjet burgim në Itali për “rrëmbim personi”, “vjedhje me dhunë”, dhe “armëmbajtjes pa leje”, do të vijojë të vuajë dënimin e mbetur në burgjet shqiptare.

Gjykata e Kurbinit ka pranuar pak javë më parë të njohë vendimin penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjës, e cila e ka dënuar shtetasin Tom Fufi për ngjarje të ndodhura në vitin 2004. Në atë që lexohet në vendimin e Gjykatës së Kurbinit, rezulton se vëllai i deputetit ka përfituar në Itali ulje dënimi, si edhe një pjesë e veprave penale janë parashkruar. Për këto arsye, në përfundim, Tom Fufi është dënuar me 12 vjet e 8 muaj burgim, si edhe 2890 euro gjobë.

fufi

Në foto: Tom Fufi

Lexo edhe:

Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, kush është Barush Bregu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

Pasi ka marrë këtë dënim përfundimtar, shtetasi Fufi ka kërkuar, nëpërmjet avokates së tij, njohjen e vendimit penal në Shqipëri, me qëllim transferimin dhe ekzekutimin e tij në një prej burgjeve në Shqipëri.

Sipas akteve të Gjykatës së Kurbinit, rezulton se Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, në dt. 21.12.2015 i ka dhënë rrugë kërkesës së autoriteteve italiane, me objekt njohjen dhe ekzekutimin në vendin tonë të vendimit penal të formës së prerë të dhënë kundër shtetasit shqiptar Tom Fufi, i cili aktualisht është i burgosur në Itali, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Parmës, i ndryshuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës. Para se autoritetet italiane të sillnin kërkesën për njohjen e vendimit penal në Shqipëri, i pandehuri, nëpërmjet avokates, ka kërkuar në gjykatën e Kurbinit njohjen e vendimit penal të dhënë ndaj tij në Itali.

Pasi gjykata e Kurbinit ka pranuar këtë kërkesë, vendimi i saj i është dërguar autoriteteve italiane, të cilat kanë pranuar nisjen e procedurës për transferimin e dënimit ndaj Tom Fufit në burgjet shqiptare.

 

Sipas vendimit të dënimit të drejtësisë italiane, Tom Fufi është dënuar për një ngjarje të ndodhur në 05.12.2004, kur ai, së bashku me disa persona të tjerë, kanë hyrë të armatosur për të vjedhur në shtëpinë e familjes Sassi në zonën e Colornos, pranë Parmës. Nën kërcënimin e armëve, Fufi dhe dy persona të tjerë të maskuar, duke mbajtur të kërcënuar me armë anëtarët e familjes Sassi, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, sende të çmuara, ora me vlera të mëdha që gjendeshin në kasafortën e vilës së familjes Sassi, si edhe një automjet tip Benz Mercedes.

Sipas autoriteteve italiane, vepra penale e “Grabitjes”, e parashikuar nga nenet 110 dhe 628 të Kodit Penal, është kryer në rrethana rënduese, pasi është realizuar me përdorimin e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, si edhe në bashkëpunim me persona të tjerë të maskuar.

Po lidhur me këtë rast, Tom Fufi është dënuar edhe për veprën penale të “Dhunimit të banesës”, pasi në bashkëpunim me personat e tjerë, ka hyrë në mënyrë të dhunshme në vilën e familjes Sassi, ku gjendeshin të pranishëm pronari, si edhe bashkëshortja dhe vajza e tij. Shtetasi Fufi është dënuar gjithashtu për “armëmbajtje pa leje”, pasi vjedhjen e ka realizuar nëpërmjet posedimit të armëve të zjarrit.

Si vepër penale përfundimtare për dënimin e shtetasit Tom Fufi, gjykata italiane rendit edhe “Rrëmbimin e personit”, pasi, për të realizuar qëllimin e grabitjes, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mbyllur anëtarët e familjes Sassi brenda një dollapi, duke i kyçur me dryn nga jashtë. Për të gjitha këto vepra penale, Gjykata e Parmës, me vendimin dt. 16.10.2009, e ka dënuar fillimisht shtetasin Tom Fufi me 38 vjet burgim.

Pas ankimit të të dënuarit Tom Fufi, Gjykata e Apelit e Bolonjës, me vendimin e datës 14.05.2015 ka konstatuar parashkrimin e disa prej veprave penale për të cilat ai ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë të Palermos. Gjykata e Apelit të Bolonjës vendos përfundimisht se shtetasi shqiptar Tom Fufi duhet të dënohet me 12 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë burgim.

Pasi ka shqyrtuar materialin e dërguar nga autoritetet italiane, si edhe pasi ka dëgjuar palët në gjykim, Gjykata e Kurbinit, me vendimin nr. 132-37, dt. 16.02.2016, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë Kurbin për njohjen e vendimit penal të huaj, me anë të të cilit shtetasi Tom Fufi është dënuar përfundimisht me 12 vjet, 8 muaj e 20 ditë burgim.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, kush është Barush Bregu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën

11:42 : 09/09/2025
BOTA

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

11:27 : 09/09/2025
AKTUALITET

Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

11:21 : 09/09/2025
AKTUALITET

E zuri korenti, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

11:09 : 09/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë tek Spitali i Traumës 30-vjeçari

11:05 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ergys Verdho i hekurudhave, drejtori i Ramës që transferoi mln Euro korrupsioni drejt Europës

11:03 : 09/09/2025
Para

Heshtja e LSI për protestën tek Liqeni, Tahiri informon Metën me një letër

TË GJITHA

Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, kush është Barush Bregu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën

11:42 : 09/09/2025

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

11:27 : 09/09/2025

Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

11:21 : 09/09/2025

E zuri korenti, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

11:09 : 09/09/2025

EMRI/ Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë tek Spitali i Traumës 30-vjeçari

11:05 : 09/09/2025

Ergys Verdho i hekurudhave, drejtori i Ramës që transferoi mln Euro korrupsioni drejt Europës

11:03 : 09/09/2025

Rama krekoset për shkollat moderne, ndërkohë fëmijët mësojnë në kafene dhe klasa të rrënuara

10:57 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com