SHBA, ide të re për të parandaluar sulmet terroriste

Në SHBA një ligjvënëse propozon që krahas regjistrimit me kartë identiteti kur blen një kartë SIM, të kryhet e njëjta procedurë edhe për një telefon të lirë.

Kjo, sipas saj, për të parandaluar që këto lloj telefonësh të përdoren anonimisht. Sipas saj, dyqanet duhet të detyrohen tu kërkojnë klientëve të japin identitetin e tyre kur blejnë një telefon të ri, me kartë SIM të parapaguar, mund të jetë mënyra më e mirëpër të parandaluar sulmet terroriste. Projektligji është propozuar nga kongresmenia kaliforniane Jackie Speier.

LEXO EDHE  Donald Trump ‘ i pandreqshëm’, ja kërkesa e çuditshme që iu bën zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë

“Ky projektligj do t’i mbyllë rrugën një prej boshllëqeve më të rëndësishme në aftësinë tonë për të gjurmuar dhe parandaluar aktet terroriste, trafikun e drogës dhe prostitucionin”, ka shkruar në Facebook znj. Speier.

Këta telefona të vjetër janënjë vakum në ligjin amerikan duke i dhënë mundësi terroristëve, si atyre të sulmeve të 11 shtatorit apo bombës në Time Square të realizojnë sulmet. Edhe terroristët e Parisit gjithashtu përdorin këto lloj telefonësh.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here