• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Vrasja e mësuesit

14:55 : 28/03/2016
në OP-ED

Nga Rudina Xhunga

Të dielën në mëngjes, në Vlorë, vranë një njeri. E shtypën me makinë dhe e lanë aty. Një plak më pak, ka menduar ai që e shtypi, në mos as ka menduar, as ka parë.

Për mua ishte një lajm kronike, i rëndësishëm në një të diel pa lajme.

Derisa pashë emrin e tij. Ajet Seferi, mësuesi i mrekullueshëm i matematikës, që mësoi kaq breza vlonjatësh me përkushtim e pasion.

Mësuesi i mirë i Vlorës, që iku sikur nuk kishte qenë kurrë. Një mëngjes, kur capitej buzë detit, aty afër Lungomares në ndërtim, një makinë e mori me vete dhe e la pa jetë, atë që i kishte dhënë Vlorës, jetë nga e vetja.

Unë nuk e kam njohur kurrë, profesor Ajetin. Nuk më ka dhënë mësim, nuk kam qenë në gjimnazin, ku ai ishte më i miri.

Lexo edhe:

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Por e di si mund të ketë qenë jeta e tij, pas ‘90, sepse jam vajza e një mësuesi matematike.

Kur isha e vogël, babai im, çdo darkë, vinte dhe më zgjonte nga gjumi, për të më kontrolluar detyrat dhe shpjeguar deri vonë, lëndën që nuk e kuptova kurrë.

Nuk kuptoja as pse më pyeste në mes të natës dhe jo pasdite, si gjithë prindërit. Gjithë mëngjesin ai jepte mësim, pasditeve deri vonë, ndërtonte kabinetin e matematikës, që unë kujtoja se ishte ndonjë shpikje, e cila do të ndryshonte njerëzimin, aq shumë kohë i merrte atij.

Në fakt njerëzimin, nuk e ndryshoi, por jetën e fëmijëve që mësonte, po. Ata tani, janë burra e gra dhe sa herë që më gjejnë diku, më përshëndesin gjithë dashuri si vajza e profesor Engjëllit.

Unë si kompensim të kohës që duhej ta ndante me mua dhe ia dha nxënësve të tij, mora krenarinë për të. Ai nuk mori dot asgjë nga gjithë puna e tij. As nga Vlora, as nga kabinetet që ndërtoi. Ju desh të dilte në pension me 60 për qind që të mbante tre vajza dhe kur shokët, në fund morën pensionin e plotë, ai vazhdonte pa u ankuar, me aq sa i kishin lënë.

Derisa një ditë më mori nga Vlora, ku vazhdonte të merrte pensionin, që të kishte mundësi të mbante lidhjet me qytetin e lindjes. Ishte mbyllur brenda dhe më shpjegoi se për shkak të një ndryshimi prej një dite në datën e lindjes, kishte marrë më shumë para nga pensioni dhe për këtë mund ta fusnin në burg. Kështu i kishte thënë drejtori, te pensionet. Dhe ai kishte vendosur të rrinte në Vlorë, që ta arrestonin aty dhe të mos na turpëronte.

Uli kokën dhe vazhdoi jetën, kur e binda që askush nuk do e arrestonte, vetëm do merrte më pak para nga pensioni i tij. Aq pak sa nuk i dilnin më për asgjë.

Kohë pasi e la jetën peng të punës, asnjë nga vitet e punës nuk iu kthye pas si meritë. Veç nxënëses së tij më të dobët, vajzës së tij, askush nuk kujdeset të mendojë se ai mësues i shkëlqyer, i përkushtuar, që kujdesej për nxënësit sikur të gjithë do të bëheshin shkencëtarë, meriton të marrë një pension dinjitoz.

Por nuk ankohet. E shoh kur capitet rrugëve, sikur nuk ka ecur kurrë me vrap. Me vrap, se kishte mësim, kishte mbledhje, kishte punë, kishte nxënës që e donin dhe i donte. E shoh dhe prekem që gjithçka bëri, është sikur nuk ka qenë.

Nuk e di, po e marr me mend që edhe mësues Ajeti kështu ka jetuar. Me një pension që nuk i dilte, me një jetë të harruar, me të vetmin gëzim, atë shëtitje buzë detit, që dje ishte e fundit. Sepse ka qenë duke ecur në një rrugë të një qyteti që s’ka asnjë lidhje me qytetin që i kushtoi zemrën dhe i mori jetën, derisa e vrau, një mëngjes Pashkësh.

Ai që e vrau është njëri nga ne, që me indiferencë kriminale po vrasim qytetin brenda vetes, prindërit tanë, të kaluarën, në emër të garës dhe shpejtësisë për të shkuar asgjëkundi.

Kjo është frika ime, vrasja e qytetit.

Nëse qyteti nuk do të kishte vdekur, qytetarët e tij, nxënësit e mësues Ajetit, sot do të mblidheshin të gjithë në Babicë, aty në varreza, për t’i thënë lamtumirë një vlonjati të mrekullueshëm. Nëse Vlora ka ende qytetarë, ata nuk do ta linin vetëm, sot, mësues Ajetin. Mësuesin e matematikës, që e vranë një ditë pashkësh. Nuk po kërkoj të marrë Lungomare emrin e tij. Vlora tani nuk është më e mësuesve, por e ndërtuesve. Veç, së paku një lule në varr dhe një më fal për atë që e deshi qytetin pa kushte.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

22:59 : 30/06/2026
BOTA

BE dhe Kina nisin bisedime 3-mujore për shmangien e luftës tregtare

22:46 : 30/06/2026
AKTUALITET

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës

21:59 : 30/06/2026
Para

Strazimiri me pitoletë, ja letra që i dërgon Ministria e Brendshme

TË GJITHA

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

22:59 : 30/06/2026

BE dhe Kina nisin bisedime 3-mujore për shmangien e luftës tregtare

22:46 : 30/06/2026

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës

21:59 : 30/06/2026

Mrekulli në Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

21:45 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet