Lirimi i Nazime Vishës, reagojnë bashkëshortja e të vrarit Fiqiri Muça

Nuk është lajm i mirë për familjen e Fiqiri Muçës lirimi i Nazime Vishës. Ata nuk e mbështesin vendimin për faljen e vajzës e cila u dënua për vrasjen  njeriut të tyre.

Në një prononcim për Ora News bashkëshortja e Fiqiri Muçës thotë: Nuk jemi dakord me vendimin e Presidenti të Republikës për faljen. Nazime Visha nuk ka vrarë vetëm Fiqirun, por ka vrarë të gjithë familjen, jemi katandisur si mos më keq. Jetojmë falë ndihmës së fqinjëve dhe të të afërmve. Fëmija i madh i Fiqiri Muçës është 19 vjeç dhe i papunë.

Presidenti Nishani vendosi sot përmes një dekreti që hyn në fuqi menjëherë të falë dënimin e mbetur të Nazime Vishës. Nishani ka marrë këtë vendim pas kërkesës së bërë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

LEXO EDHE  Zjarret nuk kursejnë as malin e Shëngjinit! Flakët dhe tymi pranë banesave shqetësojnë pushuesit

Nazime Visha ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me 10 vite burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ajo ka kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë dhe I mbetej për të vuajtur edhe 3 vite e 9 muaj burg.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here