Po përpiqni të rrisni të ardhurat tuaja? Keni kohë të lirë dhe nuk dini së ç’të bëni me të? Jeni duke tentuar të zhvilloni një aftësi të re? Atëherë duhet të merrni parasysh disa propozime.
FlexJobs, një shërbim online i specializuar në realizimin e punës në distancë, ka listuar 17 punët të cilat mund të bëni jo me kohë të plotë, por edhe të shpërbleheni konsiderueshëm (bazuar në pagesat në SHBA).
Ja lista e vendeve të punës që paguajnë shumë mirë dhe mund t’i merrni në konsideratë:
1. Përpilues kurrikulash
Paga: 50 USD/ora
Lloji i fleksibilitetit: Me kohë të pjesshme
Përshkrimi: Profesionistët e arsimit me përvojë në shkrimin e kurrikulave do të mund të ndihmojnë institucionet dhe organizatat arsimore me zhvillimin e kurrikulave, shkrimin dhe përshtatjen. Këto vende pune kërkojnë njerëz të cilët kanë aftësi të shkëlqyera të punës ekipore dhe të cilët punojnë edhe nën afate.
2. Të hartoni guidën e qytetit
Pagesa: 50-100 USD për projekt
Lloji i fleksibilitetit: I pavarur
Përshkrimi: Punë në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit. Shumë biznese dhe kompani të pasurive të paluajtshme, shpesh punësojnë persona për të shkruar guidën që përfshin informacion në lidhje me madhësinë e popullsisë, pazarin, kulturën, argëtimin, etj, për qytetin ku zhvillojnë biznesin e tyre.
3. Konsulent biznesi
Pagesa: 48 USD në orë
Lloji i fleksibilitetit: Kohë e pjesshme, i pavarur
Përshkrimi: Konsulentët mund të punojnë me një biznes lokal ose me një shumëllojshmëri të kompanive kombëtare ose ndërkombëtare për të trajtuar pyetje dhe për të përmirësuar performancën. Nevojitet përvojë e gjerë menaxhimi.
4. Menaxher projekti
Pagesa deri në 43 USD në orë
Lloji i fleksibilitetit: Kohë e pjesshme, i pavarur
Përshkrimi: Menaxherët e projektit me përvojë të mëparshme punësohen shpesh nga klientët që kanë nevojë për një projekt që të trajtohet nga fillimi në fund. Ata mund të mbikëqyrin projektin që nga ideja e krijimit, tek zbatimi e deri tek buxheti.
5. Përkthyes i gjuhës së shenjave
Pagesa: 36.50 USD një orë
Lloji i fleksibilitetit: Kohë e pjesshme
Përshkrimi: Për ata që zotërojnë një licensë të gjuhës së shenjave, të cilat zakonisht paguhen nga shteti, punësohen për të ndihmuar popullata të ndryshme me dëmtime dëgjimi, për të komunikuar dhe interpretuar.
6.Projektues web-i
Pagesa: 32 USD një orë
Lloji i fleksibilitetit: Kohë e pjesshme, i pavarur
Përshkrimi: Projektuesit e web-it janë përgjegjës për elementët grafike dhe projektimin e faqeve. Në këto role, projektuesit krijojnë, përditësojnë dhe menaxhojnë elemente të faqeve. Ato duhet të kenë përvojë në projektim, si dhe aftësi të shkëlqyera të marrëdhënieve me klientin.
7.Zhvillues software-sh
Pagesa: Deri në 30 USD një orë
Lloji i fleksibilitetit: Orar fleksibël, me kohë të pjesshme
Përshkrimi: Kjo lloj pune është një nga më të kërkuarat në ditët e sotme. Këta ekspertë ndihmojnë faqet ekzistuese duke krijuar modele të reja, duke ndihmuar për zhvillimin e faqeve të reja të internetit dhe aplikacionet, ose detyra të tjera të ngjashme.
8. Menaxhimi i komunikimit online
Pagesa: Deri në 25 $ një orë
Lloji i fleksibilitetit: Me kohë të pjesshme
Përshkrimi: Ky lloj pozicioni është një fushë në rritje e sipër. Përgjegjësitë zakonisht përfshijnë përditësimin e përmbajtjes së web-it, menaxhimin e mediave sociale, duke siguruar administrimin e sistemit, shkrimin, përmbajtjen dhe krijimin e raporteve.
9. Redaktor videosh
Pagesa: 25 USD në orë
Lloji i fleksibilitetit: Kohë e pjesshme
Përshkrimi: Për mësuesit e certifikuar në një mori fushash, puna e redaktorit është e vyer për të përdorur aftësitë tuaja dhe përvojën për të ardhura shtesë.
10. Kontabilist
Pagesa: 25 USD në orë
Lloji i fleksibilitetit: Kohë e pjesshme
Përshkrimi: Edhe pse për disa është një punë me kohë të plotë, kontabilistët me disa vjet eksperiencë mund të gjejnë punë me orar të pjeshëm për të ndihmuar bizneset e ndryshme me funksionet e kontabilitetit, raportimit, dhe taksat.
11. Koordinator
Pagesa: 21 $ një orë
Lloji i fleksibilitetit: Afatshkurtër, me kohë të pjeshme
Përshkrimi: Pak përvojë menaxheriale është e nevojshme për këtë vend pune. Mund të shërbeni në përditësimin e informacioneve të tilla si raporte, mostrat etj.
12. Asistent ligjor dygjuhësh
Pagesa: Deri në 21 $ një orë
Lloji i fleksibilitetit: I pavarur, afatshkurtër
Përshkrimi: Për dikë me aftësi shumëgjuhësore dhe përvojë pune ligjore, posti i asistentit ligjor dygjuhësh shpesh është në dispozicion në projekte apo punë të përkohshme në organizata, etj, për shqyrtimin e dokumenteve ligjore duke përdorur aftësitë tuaja gjuhësore.
13.Specialist i emërimeve
Pagesa: 20 USD një orë
Lloji i fleksibilitetit: I pavarur, me kohë të pjesshme.
Përshkrimi: Ky specialist është i njohur si përcaktuesi i emërimit, kualifikimeve dhe të zhvillimit e gjenerimit të tyre për një shumëllojshmëri të kompanive dhe grupeve të biznesit. Nevojitet dikush me vetë-motivim të lartë, vendosmëri, dhe aftësitë komunikimi.
14. Fotograf
Pagesa: Deri në 20 $ një orë
Lloji i fleksibilitetit: Me kohë të pjesshme, i pavarur
Përshkrimi: Përvoja e një fotografi kërkohet kudo e nëse e keni këtë aftësi mund të bëni si punë me kohë të pjeshme.
15. Llogaritar
Pagesa: Deri në 19 $ një orë
Lloji i fleksibilitetit: Orar fleksibil, kohë e pjesshme
Përshkrimi: Kompanitë si ato të mëdhatë dhe të voglat kanë nevojë për persona që t’u bënë llogaritë e të ardhurave.
16. Redakor dhe shkrimtar
Pagesa: Deri në 17 $ një orë
Lloji i fleksibilitetit: Me kohë të pjesshme
Përshkrimi: Redaktorët dhe shkrimtarët mund të jetë përgjegjës për të shkruar dhe redaktuar materiale nëpër platformat digjitale dhe të shtypura. Në varësi të punëdhënësit, ata mund të shkruajnë dhe të redaktojnë për materiale të marketingu, përmbajtje editoriale, media sociale, ose llojet të tjera të përcjelljes së mesazhit.
17. Puna me transkripte
Pagesa: 15 USD një orë
Lloji i fleksibilitetit: Kohë e pjesshme
Përshkrimi: Puna me transkripte është e favorshme për njerëzit që duan të punojnë në mënyrë të pavarur, të kenë vëmendje të fortë në detaje. Nevojitet shpejtësi, saktësi dhe të dish të punosh nën presion.
Burimi: The Independent