• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj: Sheshi “Skënderbej”, simbol i të gjithë shqiptarëve. Pllakat nga Kosova

18:45 : 15/03/2016
në AKTUALITET, SOCIALE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur sot në një takim homologun e tij, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe një delegacion të gjerë që e shoqëronte atë. Veliaj dhe Ahmeti theksuan se rane dakord për të gjetur rrugët dhe mjetet e duhura për të ringritur rrjetin e bashkive dhe komunave shqiptare në të gjithë rajonin.

“Kemi hyrë në një fazë të re zhvillimi mes Prishtinës e Tiranës dhe të një bashkëpunimi konkret, ndaj sot bashkë me mikun tim, Shpendin, folëm se si do të ringremë rrjetin e kryetarëve të bashkive e komunave shqiptare në rajon, jo vetëm të Shqipërisë e Kosovës, Tiranës dhe Prishtinës, por edhe Tetovës, Preshevës e shumë vise të tjera, ku administratorë shqiptarë janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se nëpërmjet bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm secila prej këtyre bashkive dhe komunave mund të përvetësojnë projektet më të suksesshme të zbatuara prej tyre. “Unë besoj se në këto punë nuk ka nevojë te shpikim rrotën. Nëse Shpendi ka bërë diçka të suksesshme, mund ta mësojmë këtu në Tiranë, e nëse ka ndonjë mësim nga Tirana që mund të jetë i dobishëm edhe në komunën  e Prishtinës do të kishim shumë kënaqësi ta ndanim”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se u kishte shpjeguar miqve nga Prishtina edhe projektin që do të zbatohet në Sheshin “Skënderbej”, i cili do të kthehet në shesh simbol të të gjithë shqiptarëve. “Për pak kohë nuk do shohim këtë zhurmë e trafik që kemi në sfond, por do shohim një shesh i cili do të përfaqësojë unitetin tonë kombëtar, ndaj kam filluar në mënyrë informale të bëj porositë edhe për pllakat e gurët që do vijnë nga Kosova, por edhe pemët e bimët që do vijnë nga viset shqiptare, jashtë Shqipërisë, për t’u siguruar që ky është një shesh i cili i përket gjithë shqiptarëve dhe përfaqëson unitetin tonë kombëtar”, shtoi Veliaj.

Ndërkohë që kryetari i Komunës së Prishtinës, Ahmeti vlerësoi si të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin mes dy kryeqendrave të shqiptarëve, për vet faktin se vetëm kështu ato mund të aplikojnë dhe të kërkojnë më lehtë mbështetje te fondeve evropiane për projekte të veçanta që do të sillnin zhvillim për Tiranën dhe Prishtinën. “Ka shumë gjëra të cilat mund t’i mësojmë nga njëri-tjetri. Ne kemi diskutuar që të na afrohen qytetet e tjera. Në të njëjtën kohë kur ne mundemi bashkë me Tiranën që të aplikojmë për këto fonde dhe të zhvillojmë, për shembull aplikacionet smart, për të dyja qytetet që nuk do të na kushtonin shumë”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

Gjithashtu ai veçoi se pas vizitave informale që kanë bërë përfaqësuesit e të dyja bashkive, ka ardhur koha që të vijohet me hapa konkretë bashkëpunimin e mëtejshëm. “Ne jemi në fazën kyçe të reformës në trafik, në parking, në gjelbërim, në parqe e në të gjitha gjërat të cilat duam ti diskutojmë. E ku më mirë se t’i diskutojmë në kryeqytetin shqiptar, në qytetet e tjera shqiptare që të shohim mundësinë e bashkëpunimit dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Ne i kemi provuar disa reforma, Tirana i ka provuar disa reforma dhe kemi çka shkëmbejmë. Sot diskutuam edhe për çerdhet, edhe për shkollat se si Tirana mund të bëjë të mundur ndërtimin e një numri më të madh shkollash, siç është problem edhe i Prishtinës. Pra ka shumë gjëra të cilat mund t’i mësojmë nga njëri-tjetri”, tha Ahmeti.

(Boldnews)

Etiketa: Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

12:43 : 31/07/2025
AKTUALITET

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

12:14 : 31/07/2025
Para

Edhe një futbollist i madh mungon në sfidën Bayern-Juve

TË GJITHA

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

08:44 : 07/09/2025

Rusia sulm ajror gjatë natës në Kiev, bombardon edhe një godinë qeveritare

08:32 : 07/09/2025

VIDEO/ Grushta dhe kapje për flokësh, vajzat përleshen me njëra-tjetrën në Astir

08:24 : 07/09/2025

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:11 : 07/09/2025

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com