• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tatimet seksuestrojnë 11 bashki dhe 14 ish-komuna. Ja cilat janë

09:01 : 12/03/2016
në AKTUALITET

Janë 11 bashki dhe 14 ish komuna të cilat nuk kanë paguar detyrimet. Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka nisur mbledhjen me forcë të detyrimeve. Mësohet se nga pikëpamja financiare këto njësi janë drejt famimentimit. Bashkitë qe sekuestruara janë Bashkitë e Kavajës, Fushë-Krujës,Krujës, Sukthit, Përmetit, Divjakës, Poliçanit, Rrogozhinës, Memaliajit, Libohovës dhe Tepelenës.

Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës shpëtoi nga kjo listë, pasi asaj iu sekuestrua pak kohë më parë një fond mbi 150 mijë euro nga përmbaruesit, si detyrim i njërës prej komunave, që i është bashkangjitur asaj si pasojë e reformës administrative.

Përveç bashkive të sipërpërmendura, janë edhe 14 komuna, të cilat tashmë kanë kaluar si njësi administrative në bashki të ndryshme të vendit, që janë debitorë të këqij ndaj pushtetit qendror: Leshnje (Berat), Qendër (Berat), Sinjë (Berat), Kodër Thumanë (Durrës), Cudhi (Durrës), Fratar (Fier), Dushk (Fier), Greshicë (Fier), Gracan (Fier), Kurjan (Fier), Dërmenas (Fier), Lopës (Gjirokastër) dhe Buz (Gjirokastër).

Barra e borxheve të tyre tani kalon tek bashkitë e mëdha. Një proces auditi me ekspertizën e donatorëve që ka përshirë të 373 ish-njësitë vendore ka zbuluar deri tani një detyrim të panjohur më pare, që kalon vlerën e 35 milionë eurove. Por shuma pritet që të jetë edhe më e lartë, për shkak se procesi nuk është finalizuar.

Po, pse janë krijuar këto detyrime?
Shpenzimet që bëri pushteti vendor më 2015 ishin gati 200% më të larta se të ardhurat që u realizuan prej tyre. Sipas të dhënave të qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ardhurat që grumbulloi pushteti vendor vitin e kaluar ishin 12.1 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet ishin 36 miliardë lekë, ose tri herë më shumë se të ardhurat.

Lexo edhe:

U paraqit në spital i plagosur, 48-vjeçari me plagë në këmbë: Aksidentale, po pastroja armën e zjarrit

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i Jashtëm gjerman: Nuk do ta lejojmë të vazhdojë luftën

Një pjesë e tyre mbulohet nga buxheti qendror, por duket se kryebashkiakët “u kanë rënë me top” fondeve. Këtu ka ndihmuar edhe mundësia që u është krijuar vendorëve që të marrin direkt hua. Procesi i huamarrjes nga pushteti vendor ka filluar në vitin 2009, me miratimin e ligjit nr. 9896, datë 4.2.2008 “Për huamarrjen e qeverisjes vendore”. Stoku i detyrimeve vendore arriti në  në rreth 940 milionë lekë në fund të vitit të kaluar. Huatë më të mëdha i kanë marrë Bashkia e Korçës dhe Elbasanit, me nga 248 dhe 492 milionë lekë secila. Por asnjë nga këto të dyja nuk bën pjesë te debitorët e këqij.

Problemi është tani se, veç borxheve të prapambetura që trashëgoi qeveria Rama nga ajo Berisha, pagesa e të cilëve blloki investimet, tani del edhe një tjetër “shkëmb i nënujshëm”. Situata alarmante e zbuluar në keqadministrimin e komunave nuk vë në rrezik vetëm qëndrueshmërinë financiare të bashkive të reja, por edhe të vetë qeverisë qendrore. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes me Shqipërinë para pak javësh, renditi pikërisht borxhet e pushtetit vendor si një ndër katër rreziqet fiskale më të mëdha që i kanosen vendit.

Në këto kushte, bashkitë e reja, me balance të vështira të trashëguara nga komuna debitore, janë në emergjencë për të gjetur mënyra se si do të zëvendësojnë të ardhurat që mungojnë nga heqja e taksës së biznesit të vogël. E ardhura e munguar për këtë vit po e deformon politikën fiskale të njësive të reja.

Në përpjekje për të rritur të ardhurat, bashkitë po rrisin tarifat dhe taksat për disa shërbime. Por, teksa, me reformën e re territoriale, bashkitë do të kenë gjithnjë e më shumë kompetenca që do të prekin në thelb koston e jetesës së qytetarëve, qeverisja vendore duket se ende nuk ka ekspertizën e nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave të reja. Sot e kësaj dite, buxhetet dhe ndryshimet e tarifave dhe taksave nga bashkitë miratohen pa asnjë transparencë, mbahen të papublikuara dhe pa asnjë studim paraprak.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U paraqit në spital i plagosur, 48-vjeçari me plagë në këmbë: Aksidentale, po pastroja armën e zjarrit

21:59 : 25/05/2025
BOTA

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i Jashtëm gjerman: Nuk do ta lejojmë të vazhdojë luftën

21:50 : 25/05/2025
RAJONI

Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën

21:42 : 25/05/2025
AKTUALITET

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

21:22 : 25/05/2025
AKTUALITET

Berisha përgjegjës për humbjen? Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

21:14 : 25/05/2025
SHENDETI

Si t’i ruajmë sa më gjatë kastravecat në frigorifer dhe të qëndrojnë të fortë

21:06 : 25/05/2025
Para

Loja me domino “detyron” 20-vjeçarin të gjuajë me automatik

TË GJITHA

U paraqit në spital i plagosur, 48-vjeçari me plagë në këmbë: Aksidentale, po pastroja armën e zjarrit

21:59 : 25/05/2025

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i Jashtëm gjerman: Nuk do ta lejojmë të vazhdojë luftën

21:50 : 25/05/2025

Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën

21:42 : 25/05/2025

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

21:22 : 25/05/2025

Berisha përgjegjës për humbjen? Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

21:14 : 25/05/2025

Si t’i ruajmë sa më gjatë kastravecat në frigorifer dhe të qëndrojnë të fortë

21:06 : 25/05/2025

Prerja e pemëve për koncertin e Noizy-t/ Dorian Teliti: Shkelje ligjore, kryetarja do mbajë përgjegjësi

20:53 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com