• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Mediat kritike dhe rreziku nga Erdogan

16:56 : 07/03/2016
në OP-ED

Nga “The Guardian”

Turqia tashmë është nën mëshirën e një njeriu me një temperament të keq. Përgjigja e Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan ndaj çdo sfide apo kritike që i bëhet atij, prej kohësh ka qenë shumë e ashpër, por tashmë është shndërruar në një reagim të papërmbajtshëm dhe mbi të gjitha hakmarrës. Viktima e fundit e zemërimit të tij është gazeta me tirazhin më të madh në vend, “Zaman”, e cila javën e kaluar u sekuestrua dhe kaloi nën administrimin e autoriteteve turke, qartazi nën kërcënimin e armëve.

Ndaj protestuesve që përpiqeshin të parandalonin hyrjen e policisë në ambientet e gazetës, u përdor gaz lotsjellës dhe dhunë, kryeredaktori dhe shumë gazetarë me përvojë u pushuan nga puna nga “administratorët” e caktuar nga gjykata dhe sipas stafit shkrimet editoriale janë bllokuar dhe më pas mund të jenë fshirë plotësisht.

Mëngjesin e të shtunës, gazeta “Zaman” në numrin e fundit të shtypur  përpara ekzekutimit të vendimit të gjykatës, kundërshtoi hapur vendimin për sekustrimin dhe caktimin e një administratori shtetëror për menaxhimin e gazetës. Ndërkohë numri i të dielës, i pari nën kontrollin e administratorëve të deleguar, ishte i mbushur me artikuj pro-qeveritarë, të cilët i bënin jehonë punës së qeverisë.

Është ende e paqartë specifikisht se çfarë shkeljeje apo veprimi antiligjor mund të ketë kryer gazeta “Zaman”, ndërkohë që është shumë e qartë se përse z. Erdogan e konsideronte atë përgjithësisht si të dënueshme. Me kalimin e kohës, gazeta “Zaman” mori një pozicion të moderuar islamik, i cili në fakt nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] të z. Erdogan dhe punësoi analistë dhe gazetarë me pikëpamje të ndryshme politike, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ishin në listën e të preferuarve të qeverisë. Por ajo mbështet lëvizjen me ndikim “Hizmet”, një lëvizje e frymëzuar nga Fethullah Gulen, një klerik dhe mendimtar në moshë të thyer, i cili prej vitesh jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

“Hizmeti” i është shmangur një roli dhe ndikimi të drejtpërdrejtë politik, duke preferuar të veprojë nëpërmjet mbështetësve të përkushtuar me profesione të ndryshme, si policë dhe arsimtarë dhe për vite të tëra ishte në një aleancë të ngushtë, por të matur me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP]. Por kjo marrëdhënie mori fund në vitin 2013, pasi dolën në pah dallimet mes tyre kryesisht për politikat e qeverisë ndaj kurdëve, Izraelit dhe Iranit dhe propozimeve për mbylljen e shkollave të kontrolluara nga lëvizja “Gylen”. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka punuar për largimin e mbështetësve të Gylenit nga pozitat vendimmarrëse pranë pushtetit dhe ka nisur një proces gjyqësor në mungesë ndaj z. Gylen, duke e akuzuar atë për komplot për përmbysjen e qeverisë.

Sekuestrimi dhe marrja nën kontroll e gazetës “Zaman”, e shoqëruar dhe me arrestimin e katër anëtarëve të Bordit Drejtues të “Boydak”, një korporatë e njohur si mbështetëse e lëvizjes “Hizmet”, mund të shihet dhe si faza e fundit e kësaj fushate. Rasti në fjalë nuk është thjesht një përplasje mes demokratëve të pagabueshëm kundrejt forcave të errëta anti-demokratike. Të dyja palët, lëvizja “Hizmet” dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, në të kaluarën kanë bashkëvepruar në mënyra jo dhe aq demokratike, sidomos në rastin kur të dyja palët bashkëpunuan për të diskredituar forcat e armatosura të Turqisë.  Gjeneralët janë akuzuar, me prova të cilat mund të kenë qenë të fabrikuara, për komplot për rrënimin e shtetit. Ushtarakët kërkuan rigjykim të çështjes dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila dikur publikonte materiale mbi mënyrën se si ushtria ishte zhveshur nga kopetencat e saj shumë të gjera, më vonë deri në një farë mase ofroi një mbështetje ndaj tyre.

Nëse çështja “Zaman” do të ishte një rast i izoluar i abuzimit ndaj mediave në Turi, padyshim që mund të shihej si pjesë e luftës së ashpër ndërmjet Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] dhe lëvizjes “Hizmet”. Në fakt, situata aktuale është shumë larg këtij realiteti. Gazetarë të mediave dhe bindjeve të ndryshme vazhdimisht janë frikësuar përmes veprimeve ligjore dhe në disa raste janë arrestuar. Botuesit dhe pronarët e mediave vazhdimisht kanë qenë nën kërcënimin dhe presionin ekstrem të autoriteteve për largimin nga puna të gazetarëve dhe opinionistë të padashirueshëm nga qeveria. Disa prej mediave janë blerë biznesmenë të afërt me qeverinë. Kryeredaktori i të përditshmes opozitare “Cumhuriyet” dhe përgjegjësi i redaksisë së kësaj gazete në Ankara u akuzuan për spiunazh, pasi gazeta botoi një artikull, sipas të cilit qeveria kishte mbështetur me armatime rebelët ekstremistë në Siri. Kur Gjykata Kushtetuese urdhëroi lirimin dhe gjykimin e tyre në gjendje të lirë, z. Edogan me një mospërfillje tipike ndaj sistemit ligjor deklaroi: “Unë nuk pajtohem më këtë vendim dhe nuk e respektoj atë”.

Në të vërtetë, i vetmi vendim që z. Erdogan respekton dhe që në fakt pajtohet me të është qëndrimi i tij. Është e vërtetë që problemet me të cilat përballet sot Turqia janë të shumtë. Turqia po përballet me një numër të madh refugjatësh për shkak të luftës në Siri, situata dhe rritja ekonomike nuk është më në nivelet e dëshiruara dhe tensionet e një politike të jashtme kontradiktore që kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë së Asadit në Damask, pa fuqizuar kurdët e Sirisë, tashmë janë mëse evidente.

Por personaliteti i zotit Erdogan nuk është i përshtatshëm për situata të tilla vështirësish dhe fatkeqësishë. Përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i ligjit për të shndërruar në një vepër penale kritikat dhe fyerjet ndaj Presidentit, në fakt e ka bërë atë më të ndjeshëm ndaj këtyre kritikave. Që nga gushti i vitit 2014, janë rregjistruar rreth 1845 raste të proceseve gjyqësore ndaj qytetarëve turq me pretendimin se ata kanë fyer presidentin e tyre. Shumë pak prej tyre kanë marrë dënime të rënda, por duket qartë se qëllimi kryesor i këtyre proceseve është frikësimi i tyre. Pavarësisht qëndrimeve të tij ndaj mediave dhe gjykatave, apo dhe ndaj publikut, mesazhi i z. Erdogan është i qartë dhe i njëjti: Do të ketë pasoja për këdo që më kritikon mua. Kjo nuk është aspak politikë e matur dhe sigurisht aspak demokratike.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Blushi: Rama përgjegjës për dhunën në Elbasan, PS të distancohet, Balla: Situatën e acaroi ‘deputeti i fishkëllyer”

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet giriş