VIDEO/ Mc Kresha me tekst të kopjuar në “Kënga Magjike”? Dasara tregon provat, ai bën “Block”!

“Psikopatja jote” tashmë është kthyer në refren për shumë persona dhe padiskutim një ndër këngët pretendente për të fituar edicionin e 20-të të Kënga Magjike. Dhe në natën e dytë gjysmëfinale, Fifi dhe Mc Kresha bënë që të gjithë të këndonin me ta dhe të duartrokisnin pafund performancën e tyre.

Mirëpo e ftuar sot në emisionin e Rudinës, gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj është shprehur se pjesa e Kreshës është e kopjuar. Teksa ngriti në piedestal Fifi, duke vënë në pah cilësitë e saj, Dasara tregoi se një mike e saj i kishte çuar tekstin identik të një kënge të huaj “Wyclef Jean – 911 ft. Mary J. Blige” dhe kishte pyetur edhe Kreshën, por ai e kishte bllokuar.

” U zhgënjeva kur një mike më dërgoi tekstin e një kënge të huaj “911” dhe ishte identik si teksti i MC Kreshës, fjalët janë identike. Ajo ja çoi edhe MC Kreshës, por ai e bllokoi. Shpresoj që ai të na japë një përgjigje. S’besoj se kjo do ndikojë në votime. Mbetet një nga këngët e preferuara”, u shpreh Dasara.

Image

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *