Protesta te Unaza e Re/ Banorët u vënë flakën kazanëve dhe nisen drejt ish-sheshit Shqiponja

Protesta e banorëve të “Astirit” ka nisur sot në të 34 ditë të saj, ku kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa u shpërblyer në vlerë 100%.

Gjatë protestës së ditës së sotme, banorët u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa kanë bërë thirrje me megafon kundër qeverisë.

Më pas ata janë nisur në marshim për tek ish-sheshi “Shqiponja”, ku do të protestojnë kundër projektit. Ata shoqërohen nga policia, ndërsa në zonë mësohet se janë disa furgonë policie e FNSH, të cilët qëndrojnë në gatishmëri.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetë të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *