Fotot/ Pankartat simbolike të studentëve: “U munduan të na varrosnin, por nuk e dinin se ne ishim fara”

Ka nisur marshimi i studentëve drejtë godinës së Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët, në të gjitha universitetet në Tiranë, u grumbulluar fillimisht në fakultetet përkatëse për të vijuar më tej drejt ministrisë së Arsimit.

Mësimi është bojkotuar në të gjitha fakultetet teksa nuk mungojnë as pankartat. “U munduan të na varrosnin, por nuk e dinin se ne ishim fara”, thuhet në një prej pankartave.

Po kështu, studentët e mjekësisë, përmes një pankarte simbolike thonë se universiteti kushton sa një veshkë. Protesta po zhvillohen edhe nga studentët në Vlorë dhe Shkodër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here