“Prin rinia dhe arsimi”, pedagogu: Ngjarjet e mëdha të këtij viti e rendisin Shqipërinë krah Kosovës

Protesta e fuqishme e ditës së sotme nga ana e studentëve që detyruan Ministrinë e Arsimit të heqë VKM-në për tarifat e provimeve të prapambetura, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa ky reagim i studentëve është parë si një rikthim i shpresës.

Të shumtë kanë qenë dhe pedagogët që e përkrahën këtë protestë, duke u dhënë studentëve të drejtë për kërkesat e tyre. Së fundi edhe pedagogu i filozofisë Hysamedin Feraj ka reaguar për protestën e studentëve, duke e renditur si ndër ngjarjet më të mëdha të këtij viti, ku përmend rezistencën maratonë për Teatrin Kombëtar dhe protestën e kuksianëve.

Feraj shkruan se këto ngjarje e rendisin Shqipërinë në krah me Kosovën, në të njëjtin front, përballë qeveritarëve që për dhjetëra vjeçarë u përpoqën me urrejtje e përbuzje të shkatërrojnë çdo ind njerëzor shqiptar.

Postimi i plotë:

Ngjarjet e mëdha të këtij viti, rezistenca për teatrin, protesta e kukësianëve dhe deomonstrimi i tashëm studentor:

E rendisin Shqipërinë në krah me Kosovën, në të njëjtin front: përballë qeveritarëve që për dhjetëra vjeçarë u përpoqën me urrejtje e përbuzje të shkatërrojnë çdo ind njerëzor shqiptar, siç vështirë ta kishin bërë armiqtë shekullor serbo-grekë, ndaj të cilëve do të kishim qenë më vigjilentë.
Prin rinia dhe arsimi, logu i arsyes përballë instinktit shtazor të zhvatjes së një populli.
Me studentët, për më tej!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *